Aktuale
Autodesk blenë PlanGrid për 875 milionë dollarë

Korporata softuerike multinacionale Autodesk ka blerë kompaninë softuerike për ndërtim PlanGrid për 875 milion dollarë.
PlanGrid është aplikacion i zhvilluar me qëllim që punëtorët në terren të mund të shohin planet e ndërtimit nëpërmjet mobilëve apo pajisjeve tjera të mençura.
PlanGrid ka bërë një invazim të madh në industrinë e ndërtimit, në një kohë relativisht të shkurtër pas krijimit të tij nga Tracy Young, Ralph Gootee, Ryan Sutton-Gee, Kenny Stone dhe Antoine Hersen, në vitin 2011, në San Francisco.
40 shfrytëzuesit e parë ishin ish kolegë të themeluesve. Por PlanGrid filloi të shpërndahej tek shumë më shumë njerëz dhe sot ai mund të lidhet me më shumë se 1 milion projekte nga 90 vende.
Gjiganti softuerik i ndërtimit Autodesk e sheh kompaninë PlanGrid si një mundësi më e madhe e një të ardhme më të mirë, duke i dhënë fokus të veçantë segmentit të biznesit.
Autodesk parasheh që PlanGrid të kontribouojë rreth 100 milion dollarë në normën mesatare të kthimit teksa transaksioni pritet të mbyllet në fillim të vitit të ardhshëm, duke iu nënshtruar procedurave të zakonshme të mbylljes.
“Ka një mundësi të madhe për të përmirësuar të gjitha aspektet e ndërtimit përmes digjitalizimit dhe automatizimit. Blerja e PlanGrid do të përshpejtojë përpjekjet për përmirësimin e fluksit të punës për ndërtim dhe për çdo palë që interesohet për procesin e ndërtimit” është shprehur drejtori i korporatës Autodesk, Andrew Anagnost.
Integrimi i produkteve Autodesk dhe PlanGrid do të rezultojë në një shkëmbim më të butë të informacionit dhe projekteve për të gjithë.
Autodesk po i realizon të gjitha mundësitë për t’u rritur edhe më shumë ndërkombëtarisht./Ndërtimi.info/
