Connect with us

Aktuale

Themelet e shkundura të trashëgimisë kulturore në Bosnjë

Published

on

Më 1995, lufta në Bosnjë mbaroi. Vendi u shkatërrua, u nda dhe mbeti në limbo politike. Konsiderohet se afër 100 mijë njerëz janë vrarë në luftën e Bosnjës, mbi 2 milionë janë zhvendosur ose janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra e mijëra janë përdhunuar. Mijëra monumente të trashëgimisë kulturore, përfshirë muze, xhami, kisha, ura, shtëpi janë shkatërruar

Shumica e mbajnë në mend Srebrenicën. Shumë e kanë parë filmin “Toka e askujt” dhe disa kanë lexuar edhe libra për Bosnjën. Në vitet ‘90, Perëndimi kishte dështuar në Bosnjë, duke mos parandaluar gjenocidin e Serbisë mbi popullatën e pafajshme boshnjake. Kishte dështuar edhe për faktin se konsiderohej se Ballkani ishte i zhytur në “urrejtje antike” dhe pak mund të ndalonte dikush këta luftëra mes vete. “Ky është Ballkani!”, thuhej në mediat ndërkombëtare, sikur kjo të ishte diçka e natyrshme. Mendonin se krejt çfarë duhej të bëhej ishte të kujdeseshin për mbajtjen e “kasaphanës” sa më larg kryeqyteteve evropiane. Pra, nuk kishte as interesim, as njohje të mjaftueshme për Bosnjën dhe Ballkanin, por kishte neglizhencë të madhe ndaj Serbisë ultranacionaliste që po ndizte luftërat e reja. Një ndër argumentet më të qarta se Bosnja nuk ishte çështje e “urrejtjes etnike antike”, por e ideologjisë bashkëkohore, qe libri i Noel Malcolmit, “Bosnja: një histori e shkurtër” (1994), që doli në botim gati në fund të luftës. Ky libër theu mitet dhe demaskoi propagandën e lobit serb në ShBA, të cilët prezantonin te administrata amerikane imazhin e Bosnjës si një vend ku kishte nisur një luftë civile mes komuniteteve të vogla, që mund të menaxhohej dhe nuk ishte e përmasave për brengë ndërkombëtare. Pa dyshim që mesazhi i historisë objektive të Malcolmit pati vështirësi të mëdha të zhbironte helmetën imagjinare të krijuar nga stereotipi mbi “urrejtjen antike” në Ballkan të autorëve ndërkombëtarë si Robert Kaplan. Ky imazh depërtoi, fatmirësisht, kur qe fjala për Kosovën, pasi që Malcolm shkroi edhe librin “Kosova: një histori e shkurtër” (1997) para se të fillonte lufta në Kosovë. Dhe, siç dihet, ndërhyri aleanca perëndimore.

Në anën tjetër, libri i antropologes norvegjeze “Të qenit mysliman në mënyrë boshnjake: identiteti dhe komuniteti në një fshat të Bosnjës qendrore” (1995), po ashtu, e nxori në debat shqyrtues idenë e “urrejtjes antike” apo “përplasjes së civilizimeve” dhe tregoi se islami vernakular, argumenti lokal moral, mënyra e jetesës e aspekte të tjera të islamit boshnjak, japin indikacione të kundërta me stereotipat që mbizotërojnë në vende të ndryshme perëndimore për Bosnjën. Por edhe kjo monografi etnografike, ndonëse fort solide e praktikave të jetesës si mysliman në Bosnjë, ishte nën hije nga udhëpërshkrimi i famshëm i Rebecca Westit, i botuar më 1941, krejtësisht brutal në aspektin e objektivitetit, si në formë ashtu edhe përmbajtje. Madje vetë Robert Kaplan, këshilltar në qarqet e politikës së jashtme amerikane, kishte thënë se më me qejf do të humbiste pasaportën e tij se sa librin e Westit, të cilin e merrte ngado që shkonte.

Po çfarë deshën autorët si Malcolm e Bringa? Suma-sumarum: këta autorë, por edhe autorë të tjerë, vunë gisht te fakti se lufta po ndodhte jo për arsye të fshatarëve të thjeshtë serbë e boshnjakë, që paskëshin urrejtje shekullore, por për arsye kryesisht të nacionalizmit radikal i regjimit post-jugosllav të Serbisë, që po vlonte në Beogradin e Milosheviqit.

Megjithatë, më 1995, lufta në Bosnjë mbaroi. Vendi u shkatërrua, u nda dhe mbeti në limbo politike. Konsiderohet se afër 100 mijë njerëz janë vrarë në luftën e Bosnjës, mbi 2 milionë janë zhvendosur ose janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra e mijëra janë përdhunuar. Mijëra monumente të trashëgimisë kulturore, përfshirë muze, xhami, kisha, ura, shtëpi janë shkatërruar. Të gjithë i mbajmë mend pamjet e bombardimit të urës së famshme të Mostarit. Në fund të luftës, trashëgimia kulturore e Bosnjës doli në pah në marrëveshjen e Dejtonit, ku shtojca (apo aneksi) 8 iu kushtua trashëgimisë kulturore, përkatësisht krijimit të Komisionit për Mbrojtjen e Monumenteve Nacionale. Organizatat ndërkombëtare joqeveritare e qeveritare hartuan plane, strategji, e udhëzues për menaxhimin e trashëgimisë kulturore të Bosnjës. Të gjithë kthyen sytë te Bosnja.

Por si erdhi deri te shkatërrimi i trashëgimisë gjatë luftës 1992-1995? Çfarë masash u morën pas luftës dhe si ndikuan ato në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e paqes? Cili qe roli i UNESCO-s dhe organizatave të tjera në Bosnjë? Këto janë disa prej pyetjeve që nisin diskutimin akademik të trajtuar në librin “Bosnja dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore” (2015) (“Bosnia and The Destruction of Cultural Heritage” të redaktuar nga Helen Walasek. Shkrimet e redaktuara në këtë përmbledhje janë shkruar nga arkitektë, konservues, arkeologë, politologë, e studiues të tjerë që janë fokusuar në trashëgiminë kulturore të Bosnjës dhe relevanten e saj në kontekst të zhvillimeve të tjera politike e kulturore. Në hyrjen e saj Walasek jep pamjen e luftës në kontekst të trashëgimisë kulturore. Tregon se sa punëtoria, konferenca, takimi, mbledhja u mbajt nga të gjitha organizatat e trashëgimisë kulturore prej UNESCO-s e te ato lokale. Tregon sa rregullorja u ndryshua, sa konventa u amendamentua e sa letrat u shkruan për ta shqyrtuar mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të federatës Bosnjë-Hercegovina dhe entitetit Republika Serbe.

Ky libër përmban ese mjaft të ngjeshura të cilat ndalen në mënyrë specifike te aspekte të caktuara të trashëgimisë kulturore. Këtu tregohet se ndonëse mendohet se shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Bosnje është evidentuar, ka mungesa të mëdha në të gjitha frontet. Po ashtu shihet se pos politikave të mëdha ideologjike, edhe akterët lokalë ishin po aq të fajshëm në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të entitetit tjetër etnik e fetar, gjë që fatkeqësisht arsyeton pjesërisht disa stereotipa, ose të paktën i sforcon ata. Porse sa janë shkatërrimet e trashëgimisë rezultat i urrejtjes antike apo efekte të urrejtjes në prag të luftës, gjatë dhe menjëherë pas luftës, është çështje që duhet shikuar me kujdes.

Pa dyshim se në libër theksohet fuqishëm politizimi i trashëgimisë kulturore nga grupet e ndryshme etnike. Le ta marrim për shembull aspektin ligjor që shqyrtohet në kapitullin 4 nga Valery Perry. Sipas saj, pas Marrëveshjes së Dejtonit më 1995, në Aneksin 8 të së cilës theksohen hapat e mëtutjeshëm për trashëgiminë kulturore, kalojnë 5 vjet dhe asgjë nuk shkon përpara në aspektin ligjor. Pse? Arsyeja e parë jepet si pakujdesi e komunitetit ndërkombëtar drejt implementimit të Aneksit 8, ndërsa arsyeja e dytë jepet problemi politik vendor. Për shembull, Perry thekson se në takimet e Komisionit për Mbrojtjen e Monumenteve Kombëtare, të përbërë nga 2 përfaqësues të federatës së Bosnjë-Hercegovinës, 1 nga Republika Serbe dhe 2 të jashtëm të nominuar nga UNESCO-ja, përfaqësuesi i Republikës Serbe ndërrohej shpesh dhe shpesh e bojkotonte takimin. Po ashtu, entiteti “Republika serbe” nuk pranoi Projektligjin e propozuar nga Këshilli i Evropës (që kishte punuar 5 vjet me të gjitha entitetet në Bosnje) dhe Zyra e përfaqësuesit special. Pra, Projektligji as nuk adaptohet, as nuk hyn në fuqi, për faktin se “Republika serbe” nuk e pranon atë, duke dashur ta politizojë skajshëm trashëgiminë kulturore të Bosnjës, edhe pas tendencave profesionale të ekspertëve të Këshillit të Evropës.

Ese pas eseje argumentohet për dështimet, sukseset dhe sfidat e organizatave ndërkombëtare, sfidat e komisioneve lokale pas marrjes së përgjegjësisë postdejtoniane, politikat e politizuara të rikonstruktimit, e me radhë. Eseja e Amra Haxhimuhamedoviqit, përfaqësuese boshnjake në Komisionin për Mbrojtjen e Monumenteve Nacionale (dhe ndër emrat më të njohur akademikë për trashëgiminë kulturore në Bosnjës) jep tregimin e një qyteze të vogël të quajtur Stolac, që si vend i “diversitetit trashëgimor”, mbushur me xhamia, kisha katolike e ortodokse, ura, shtëpi e monumente të tjera religjioze e joreligjioze, që qe shkatërruar krejtësisht gjatë luftës trevjeçare. Stolaci njihej si vend që kishte popullatë 80 për qind kroate e 20 boshnjake e serbe në Hercegovinë, në kantonin e Neretvës. Haxhimuhamedoviq rrëfen se Këshilli i Mbrojtjes Kroate, që njihej si organizim ultranacionalist kroat gjatë luftës, kishte iniciuar shkatërrimin e gjithë trashëgimisë jokroate në Stolac në vitin 1993, ku ua kishte vënë dinamitin xhamive, musafirhaneve, pazarit të vjetër e shumë shenjave të tjera që nuk ishin kroate. Pastaj, tregon edhe për fillet e rikonstruktimit në vitin 2002, kthimin e refugjatëve dhe kthimin e normalitetit. Ajo thekson se pavarësisht nismave të marra nga organet qeveritare, me ndihmë ndërkombëtare, organet komunale kanë penguar procesin e rikonstruktimit të objekteve të shkatërruara nga lufta. Për shembull, ajo thekson se përfaqësuesit e klerit katolik kroat, duke pretenduar se Xhamia e Çarshisë së shkatërruar gjatë luftës (nga vetë ultranacionalistët kroatë të Këshillit të Mbrojtjes Kroate) ishte ndërtuar mbi themele të një kishe katolike, penguan rikonstruktimin e saj. Amra Haxhimuhamedoviq e quan këtë “ideologji të rishkrimit të kujtesës kulturore”, sepse, sipas saj, akujt s’i kishte rënë ndërmend për hulumtime arkeologjike në themele të xhamisë, të kërkuara nga kroatët lokalë, derisa nisi ideja e rikonstruktimit të saj. Në fakt, kjo ide tregon intencën e shkatërrimit në radhë të parë.

Pra, në këtë ese argumentohet me fakte konkrete sfida e pajtimit përmes mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kur trashëgimia përdoret si armë politike mes grupeve etnike e fetare. Megjithatë, duhet theksuar se rikonstruktimi i monumenteve të pasluftës, kudo ku ndodh, është proces që duhet bërë me maturi të madhe. Pa dyshim që rikonstruktimi është mjet i rëndësishëm i kthimit të kujtesës dhe përkatësisë identitare, vlera të rëndësishme këto të jetës kolektive. Por, ka dallime të mëdha në filozofinë, politikat dhe praktikat e rikonstruktimit. Në këtë rast, Amra Haxhimuhamedoviq flet për Stolacin dhe Bosnjën e pasluftës, ku ekzistojnë edhe dokumentet dhe një pjesë e madhe e materialit autentik të mbetura nga shkatërrimet. Po ashtu, objektet e shkatërruara janë të gjalla në kujtesën e banorëve lokalë.

Kjo ka ndodhur edhe në Kosovë. Pas shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë, gjatë dhe pas luftës, është lejuar rikonstruktimi i saj. Për shembull, janë rikonstruktuar (në kuptimin e restaurimit) kishat ortodokse të dëmtuara dhe për këtë s’ka pasur asnjë problem. Në fakt, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete dhe ka dhënë leje dhe ka ndihmuar në të gjitha restaurimet e tyre për vite me radhë.

Por ekziston një dallim mes filozofisë dhe politikave të rikonstruktimit të objekteve të dëmtuara gjatë luftës, ku ka evidencë të plotë dhe material autentik, dhe filozofisë e politikave të rikonstruktimit të objekteve të shkatërruara para shumë shekujsh. Sepse pas Luftës së Dytë Botërore kemi konventa, rregulla, norma, ligje që ndalojnë filozofinë rikonstruktuese të shekullit 19-të e fillimin e shekullit 20, ku secili rikonstrukton sipas dëshirës së tij.

Ku është dallimi? Ideja e rikonstruktimit mbi gërmadha të kishave të shkatërruara para 500-600 vjetëve nuk është njësoj sikurse ideja e restaurimit të kishave të para disa viteve. Le ta marrim një shembull nga Kosova.

Kisha Ortodokse Serbe ka dashur të shfrytëzojë (dhe ende synon ta bëjë këtë!) mundësinë e “rikonstruktimit të kishave të dëmtuara gjatë vitit 2004”, të lejuar dhe ndihmuar nga shteti i Kosovës, që të rikonstruktojë gërmadhat mesjetare të Car Dushanit. Ky synim radikal ideologjik fanatik është ndaluar nga shteti i Kosovës. Por synimi ende ka mbetur dhe do të mbetet.

Pra, përderisa në Stolac autoritetet lokale kroate dhe Kisha Katolike në Kroaci duan të ndalojnë rikonstruktimin e xhamisë së shkatërruar gjatë luftës së fundit, në emër të kishës-gërmadhë nën të, e cila del në shesh vetëm pas tendencës për rikonstruktim, në Manastirin e krye engjëjve në Prizren, Kisha Ortodokse Serbe me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare (dhe fatkeqësisht të disa post-pesimistëve kosovarë!) synon rikonstruktimin e gërmadhës mesjetare në emër të idesë së përgjithshme të rikonstruktimit të trashëgimisë kulturore të shkatërruar gjatë luftës ose në vitin 2004. Ideologët fetarë dhe radikalët etnonacionalistë, por edhe komuniteti ndërkombëtarë përhatërues ndaj tyre, janë në gjendje të shkatërrojnë secilin kuptim të trashëgimisë kulturore të Kosovës, e cila u përket të gjithë qytetarëve të saj, për hir të ideologjisë radikale fanatike ose mbajtjes së retorikës multietnike.

Pa dyshim, libri është një shembull i mirë studimor për trashëgiminë kulturore të Bosnjë-Hercegovinës dhe sfidat e menaxhimit të saj në kontekstin politik të saj. Ky libër ofron edhe mundësi të krahasimit të politikave dhe praktikave të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore në vendet e pasluftës. Mbi të gjitha libri është edhe një argument shtesë se trashëgimia kulturore në rajon është viktimë e ideologjisë fetare, nacionalizmit radikal dhe politikës së pamatur ndërkombëtare./A.C/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending