Connect with us

Aktuale

Harrojeni Gjermaninë, ky shtet ofron punësim dhe ‘letra’, ja si mund t’i merrni shumë lehtë

Published

on

Kanadaja renditet si vendi i parë në botë për lehtësira ndaj emigrantëve.

Ndryshe nga çfarë po ndodh me fqinjët e tyre të fuqishëm SHBA-në, qeveria kanadeze dhe agjenci të ndryshme kanë publikuar një sërë botimesh të gazetarëve të ndryshëm apo organizatave joqeveritare të gjitha masat për mbrojtjen e emigrantit.

Ky shtet i fuqishëm ekonomikisht nëpërmjet një sistemi emigracioni specifik synon thithjen e kontingjenteve profesioniste, krijimin e kushteve të nevojshme për integrimin në jetën e përditshme dhe pse jo, nëse keni aftësitë e duhura të ndërtoni karrierë të suksesshme në këtë vend.

Krahas sistemit klasik të përzgjedhjes së aplikuesve për emigracion në Kanada informacione të cilat gjenden në faqen zyrtare të emigracionit Kanadez www.cic.gc.ca, provinca të ndryshme, nëpërmjet vendimeve lokale provinciale, kanë miratuar një sërë programesh punësimi dhe emigrimi me qëllim lehtësimin e procedurave për tërheqjen e kontingjenteve potenciale të profesioneve të kërkuara, por jo vetëm. Kjo i ka hapur rrugë jo vetëm profesionistëve në top listën Kanadeze të emigracionit mbi profesionet e kërkuara si mjek, inxhinier, IT etj., por dhe për profesione jo të listuara në listën e pozicioneve më të kërkuara.

Një shembull konkret është Provinca e Quebec e cila përveç mënyrave klasike të emigrimit duke gjetur një kontratë afat gjatë pune apo studimeve, ka hartuar politika lehtësuese dhe për punëtorët sezonal të fushave të ndryshme si agrikulture, punonjës social etj. Kjo ka bërë të mundur që një kandidat i cili ka dëshirë të provojë ëndrrën Kanadeze në Quebec, fillimisht të udhëtojë drejt këtij vendi me një kontratë të përkohshme pune, dhe më tej nëse Quebec dhe kontrata më të cilën ka arritur qëllimin e udhëtimit drejt këtij vendi plotëson pritshmëritë e kandidatit, atëherë mund të fillojë procedurat e rregullta të emigracionit duke qenë në Quebec.

Po ashtu, politika të ngjashme mund të gjejmë dhe në provinca të tjera të ndryshme si British Columbia, Alberta etj., të cilat janë fokusuar krahas të tjerave dhe në programet e punësimeve sezonale në fushën e hoteleri-turizmit qofshin këto dimërore ose verore nëpërmjet programit IEC (International Experience Canada).

Nëpërmjet këtij programi, nëse një kandidat është nga lista e vendeve që kanë marrëveshje me Qeverinë Kanadeze për këtë mundësi punësimi, ose nëse je i përzgjedhur nga një RO (Recognized Organization) e cila është garantuesi/sponsori i kandidatit i cili vjen nga një vend që qeveria e të cilit nuk ka marrëveshje me qeverinë Kanadeze (siç është Shqipëria në rastin konkret), gëzon të drejtën e udhëtimit drejt këtyre provincave në Kanada me një kontratë punë 1-2 vjeçare ku krahas benefiteve të pagës dhe të drejtave të tjera në baze të legjislacionit vendas të punës, ka të ofruara nga punëdhënësi dhe akomodimin dhe ushqimin përgjatë gjithë kohës së qëndrimit në Kanada. Këto kontrata pune, janë të listuara gjithashtu në “National Oçupational Classification (NOC)” në sistemin Kanadez të klasifikimit të pozicioneve të punës.

Gjithashtu Kanadaja ka njoftuar ndryshime rrënjësore në politikën ndaj emigracionit, duke pranuar për të dytin vit radhazi, 305 mijë emigrantë. Në paketën e miratuar nga qeveria kanadeze, shteti i Amerikës së Veriut do të mirëpresë 75 mijë refugjatë lufte, azilantë politikë nga vende në konflikte, ku 25 mijë prej të cilëve do të jenë sirianë dhe pjesa tjetër, pra 50 mijë, nga vende të tjera në konflikte. Gjithashtu, qeveria miratoi edhe 14 mijë bashkime familjare. Sa i përket pjesës tjetër, ata do të jenë studentë me ose pa bursa apo profesionistë e punëtorë të cilët kanë deri në 5 vjet që jetojnë dhe punojnë rregullisht në Kanada. Këta të fundit do të mund të aplikojnë për të marrë statusin e rezidentit të përhershëm në Kanada dhe nënshtetësinë.

Mënyrat e emigrimit dhe punësimitKrahas mënyrave të lartpërmendura, në Kanada mund të emigrohet dhe nëpërmjet programeve si:“Start up visa” duke krijuar një biznes dhe duke hapur vende pune për punëkërkuesit vendas“Self-Employed” me vetëpunësim duke krijuar biznesin tënd në Kanada në fusha të ndryshme si kulturë atletike në sport apo bujqësi“Provincial Nominees” Duke u përzgjedhur nga një provincë e caktuar bazuar në profilin profesional të kandidatit dhe politikave të emigracionit të provincës“Caregiver” si punonjës social për qendrat e fëmijëve jetim, moshave të treta etj.“Atlantik Immigration Pilot” duke përfunduar studimet dhe diplomuar nga një Institucion arsimor ose duke punuar në provincat e New Brunswick, Prince Edward Island, Nova Scotia ose Newfoundland dhe Labrador“Immigrant Investors” duke investuar në ekonominë Kanadeze me një plan biznesi të qartë dhe afatgjatë.“Quebec – selected skilled works” programi i provincës së Quebec për përzgjedhjen e punonjësve të kualifikuar etj.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending