Connect with us

Aktuale

Borxhi publik i Kosovës mbërrin në 1 miliard euro

Published

on

Raportet e auditimit për ndërmarrjet publike ishin temë debati me akuza dhe kundër-akuza në mes deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, u tha se që nga viti 2014, janë 295 milionë euro kredi të cilat ende nuk janë tërhequr për shkak të vonesave në fillimin dhe realizimin e projekteve.

Debati nisi paradite në momentin kur në pikë të rendit të ditës erdhi raporti për stacionin e autobusëve, ku pati një debat në mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanja dhe deputetëve të tjerë, që thanë se raportet të ndërmarrjeve lokale shqyrtohen në kuvende komunale.

Deputeti Selmanaj tha se Zyra Kombëtare e Auditimit ka nisur vonë t’i auditojë këto ndërmarrje para dy viteve.

“17 vite këto ndërmarrje kanë qenë çerdhe të partive politike për të abuzuar me paranë publike në Kosovë dhe në momentin kur kemi filluar me i hap letrat po fillojnë të shqetësohen këta sepse pjesa dërrmuese e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike do të dalin të partisë së këtyre….disa profesorë vazhdojnë të abuzojnë me paranë publike në çfarëdo forme dhe nuk shkon kështu, edhe për profesorë kish vend në burg“, ka thënë ai.

Atij iu ka kundërpërgjigjur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se Driton Selmani e mbajti një demagogji duke folur për rëndësinë e raportimit dhe shqyrtimit të raportit të stacionit të autobusëve, kurse tash ka ikur kur raporton auditori i përgjithshëm.

“Kush janë ushtarët e vërtetë le të na tregon Driton Selmani. Ne që jemi me plagë në trup ndoshta për Driton Selmanin nuk jemi, ushtarë të vërtetë për të janë ata që e kanë dhunuar këtë popull, që e kanë masakruar, ndoshta ata mendon që janë ushtarë të vërtetë, ata që kanë bërë këtu me mijëra krime, ata ndoshta janë ushtarët e vërtetë sipas Driton Selmanit. Kush janë ata profesorë abuzues sipas Driton Selmanit, sepse e ka marrë një shprehi ciu-ciu, disa ata, ata disa ciu ciu, le të tregon kush janë. Unë e kuptoj që sot është dita e vërtet e Driton Selmanit, është e premtja e zezë, prej që mbahet mend në institucionet që ka udhëheq, shoqërinë civile Driton Selmani veç zi ka pa, prandaj ia uroj ditën e premtja e zezë Driton Selmanit“, ka thënë ai.

Kurse, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, duke prezantuar raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017, ka thënë se ka publikuar 118 raporte, të gjitha ofrojnë informata të besueshme për shpenzimet e 2 miliardë eurove të parasë publike dhe disa fondeve të donatorëve.

Osmani bëri të ditur se shkalla e realizimit të pranimeve krahasim me buxhetin fillestar është 91 për qind, realizimi i pagesave kundrejt buxhetit fillestar ka qenë rreth 88 për qind, kjo sipas tij tregon se planifikimi fillestar i buxhetit kërkon analiza më të mira para se i njëjti të miratohet.

Ai tha se Qeveria ka mbajtur nën kontroll deficitin dhe ai është brenda kufijve të lejuar me ligj.

“Sa i përket borxhit publik shuma është mbi 1 miliard euro, duke llogaritur edhe 44 milionë të garancioneve shtetërore. Niveli i borxhit publik në fund të vitit 2017 ka qenë 16.7 e bruto produktit vendor. Theksi ynë lidhur me këto borxhe është mos efikasiteti i shpenzimeve, pasi që 295 milionë euro kredi që nga viti 2014 ende nuk janë tërhequr për shkak të vonesave në fillimin dhe realizimin e projekteve. Ndërkohë, që shuma të konsiderueshme të shpenzimeve dhe tarifave të tjera janë paguar brenda kësaj periudhe rreth 19 milionë euro të buxhetit të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se në bazë të kësaj nuk ekziston ndonjë kërcenim serioz i stabilitetit financiar. Megjithatë, ai ka përmendur tri problemet serioze, që sipas tij e ndikojnë bilancin e buxhetin.

“Detyrimet e papaguara dhe ato kontingjente, detyrimet e papaguara të organizatave buxhetore ndaj operatorëve ekonomik në fund të vitit kanë qenë 200 milionë, 170 milionë të nivelit qendror, 30 milionë të nivelit komunal. Përveç këtyre detyrimeve ekzistojnë edhe disa detyrime kontingjente apo potenciale të cilat janë rezultat i padive gjyqësore dhe pritet të marrin epilogun, shuma e këtyre detyrimeve të mundshme është 140 milionë euro, 76 në nivelin qendror dhe 66 milionë në nivel lokal. Pra, këto dy lloje të detyrimeve nëse realizohen arrijnë vlerën prej 340 milionë euro që mund t’i bëjnë presion buxhetit të Kosovës”, tha ai.

Ai bëri të ditur se 9 ndërmarrjet publike që janë audituar vitin e kaluar kanë një shumë të kredive prej 95 milionë euro, ai tha se aftësia e tyre likuiduese për kthimin e këtyre kredive është e dobët.

Nënkryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike, Mergim Lushtaku, ka prezantuar rekomandimet që i kanë bërë lidhur me raportin e auditimit.

“Brenda tre mujorit të parë të vitit 2019 të fillojë procesin e regjistrimit të të gjitha pasurive të pronës së institucioneve publike të cilat nuk janë në regjistrat e pasurisë dhe ta përfundojë këtë brenda afateve tre vjeçar. Procesi i regjistrimit duhet të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Nën dy, deri në fund të vitit të hartoj programin e masave dhe të aktiviteteve për zvogëlimin e detyrimeve të papaguara dhe të kontingjenteve dhe ky program të përfshihet në kornizën afatmesme të shpenzimeve publike, në mënyrë që të reflektohet në ligjin vjetor të buxhetit për tri vitet e ardhshme. Masat duhet të rezultojnë me përmirësimin e dukshëm të disiplinës financiare dhe pagesën e detyrimeve brenda afateve”, tha ai.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending