Aktuale
OShP kthehen në Rivlerësim tenderin për ndërtimin e urave në Drenas

Si shkak i mospërfilljes së Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) nga Autoritetet Kontraktuese me apo pa vetëdije, shumë projekte edhe po zvarriten.
Së fundmi kemi të bëjmë me projektin për ndërtimin e urave në zgjerimin e rrugës regjionale Marin-Tërstenik, asaj në Polluzhë dhe urës në Tërstenik. Tender ky për të cilin Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) për të dytën herë ka kërkuar që dhënia e këtij tenderit të anulohet dhe lënda të kthehet në Rivlerësim.
“Anulohet, njoftimi për dhënie të kontratës, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i tri urave nën zgjerimin e rrugës regjionale R102, Segmenti Marin-Tërstenik”-Lot2-Ura në Polluzhë km1+636.50 dhe Ura në Tërstenik 3+249.81të iniciuar nga Ministria e Infrastukturës dhe lënda të kthehet në Rivlerësim”, thuhet në vendimin e OShP-së, përcjellë Ndërtimi.info
Që lënda të kthehet në Rivlerësim erdhi pas ankesës së kompanisë “Sallahu”NNT-Kaçanik e cila ishte ankuar në OShP se Autoriteti Kontraktues në këtë rast Ministria e Infrastrukturës në dhënien e këtij tenderi ka vepruar në kundërshtim me nenet 7, 54, 59, 60, 68, 69 dhe 71 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Gjë që pas shqyrtimit të ankesave, analizës dhe shoshitjes së provave paneli shqyrtues ka konstatuar se Ministria e Infrastrukturës nuk e ka trajtuar kërkesën për ri-shqyrtim të parashtruesit të ankesës, kjo me arsyetimin se nuk është paraqitur brenda afatit ligjor.
Megjithëkëtë, me datën 25.10.2018 në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) ka sqaruar se parashtruesi i ankesës nuk ka pranuar letër standarde me datën 19.09.2018, gjë të cilën e pretendonte Ministria e Infrastrukturës.
Ndërsa sa i përket pretendimit ankimor lidhur me librezat e qarkullimit rrugor të pajisjeve të kërkuara përmes vendimit paraprak dhe të lartë përshkruara, paneli sqarues ka konstatuar se MI nuk ka kërkuar që librezat të kenë validitet.
Pas këtyre gjetjeve paneli shqyrtues obligon Ministrinë e Infrastrukturës që gjatë rivlerësimi t’i përmbahet në tërësi kërkesave të dosjes së tenderit dhe të njoftimit për kontratë dhe njëkohësisht t’i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë ofertuesit konfrom nenit 59.2 dhe 72 të LPP-së.
