Arkitekturë
Super-kupola e vendosur në ambient interesant
Kupola e madhe metalike mbi muzeun universal “Abu Dhabi” e projektuar nga arkitekti francez Jean Nouvel, është kapur në imazhe të reja, të cilat janë shfaqur në Twitter përpara përfundimit të ndërtesës.
Ambasadori francez në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ludovic Pouille, ndau fotografitë e muzeut në Twitter gjatë një vizite në muze javën e kaluar.
Fotografitë kapin tiparin më të mrekullueshëm të dizajnit të Nouvelit – një kulm i madh me kupolë që mat 180 metra në diametër.
Struktura e grilës metalike përfshin 7,850 forma të mbivendosura yjore. Fotot e Pouillit gjithashtu ofrojnë një vrojtim të çatisë nga brenda, ku ka për qëllim të hedhin një dritë të zbehtë nëpër hapësirat e galerisë. Nouvel e përshkruan këtë veçori si një “ombrellë që krijon një dush dritash”.
Ai e projektoi muzeun “Abu Dhabi” si një parakalim të galerisë së Luvrit në Paris, Francë. Muzeu, i cili është planifikuar të përfundojë më vonë këtë vit, është vendosur në një arkipelag jashtë ishullit Saadiyat, një ishull i bërë nga njeriu i bregdetit të kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.
Një tjetër imazh i ndarë në Twitter nga Këshilli i Planifikimit Urban Abu Dhabi, tregon ndërtesën që rrethohet nga uji, me pishina mes mureve të bardha dhe nën çati.
“Abu Dhabi” është pjesë e rrethit kulturor të ishullit, i quajtur Saadiyat Cultural District, në anën perëndimore.
Ajo do të shoqërohet nga një sërë objektesh artistike dhe kulturore, duke përfshirë një postë të re të Guggenheim, projektuar nga Frank Gehry dhe Muzeu Kombëtar Zayed i projektuar nga Foster + Partners.
Muzeu fillimisht kishte për qëllim të përfundonte në vitin 2012, por kjo datë është shtyrë vazhdimisht
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Aktuale3 days ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin