Arkitekturë
Edhe “Midis Ullinjve” e arkitektit shqiptar Armand Vokshi nominohet për EU Mies Award 2019

Projekti i mahnitshëm i studios Avatelier nga arkitekti shqiptar Armand Vokshi i cili zë vend në Sauk të Tiranës dhe ofron një pamje mbresëlënëse drejt qytetit, është një ndër projektet e nominuara për çmimin prestigjioz arkitekturor EU Mies Award 2019, shkruan Ndërtimi.info.
“Midis Ullinjve” një vilë e cila kishte përfunduar së ndërtuari vitin e kaluar, ka një pamje mjaft luksoze si brenda ashtu edhe jashtë. Fasada dominohet nga një e hirtë e hapur me një kuvertë druri e ngjitur me shtëpi, që rrethon pishinën e kaltër.
Ajo ka një hapësirë prej 450 metrash katrorë dhe karakterizohet nga dritaret e mëdha të qelqit dhe mbrojtëset e ballkoneve me të njëjtin material, një pishinë në ambient të hapur dhe një natyrë e përkryer dhe relaksuese.
Rreth projektit të quajtur “Midis Ullinjve” kishte folur edhe arkitekti i cili thoshte se projekti i ndërtesës rrjedh nga veçoritë e terrenit, pjerrësia e tij, vegjetacioni, panorama si dhe prej kërkesave te klientit, i cili i lejoi arkitektëve që të definojnë programin e një shtëpie familjare për të jetuar në një relacion të ngushtë me peizazhin e qytetit të Tiranës dhe atë te peizazhit të malit të Dajtit.
Mies van der rohe European Award është shpërblimi më i madh europian i arkitekturës i organizuar nga Mies van der rohe Foundation e i cili financohet nga Bashkimi Europian. Për po të njëjtin çmim së fundi është nominuar edhe “4M Group” e arkitektit të njohur Përparim Rama.
Artikullin më të detajuar për projektin e vilës “Midis Ullinjve” e gjeni këtu: https://ndertimi.info/nje-vile-ne-sauk-te-tiranes-qe-ta-ndane-frymen-ne-dysh-foto/?fbclid=IwAR0qDAFuFbt8vTalPbNWQK1nax9joM3KA1hrxcos6mNYhMXQdJi5YvrOihc
