Aktuale
PËRFUNDIMTARE: Ministria e Punës s’lejon punën pa skele mbrojtëse

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bënë të ditur se është duke vazhduar aksioni për ndalimin e punimeve në vend punishtet e ndërtimit ku nuk ka skele mbrojtëse dhe respektim të kushteve të tjera minimale të sigurisë, raporton Ndërtimi.info.
Zëdhënësja e kësaj ministria, Mimoza Kqiku ka thënë se nuk do të lejohet puna aty ku nuk ka skele.
“Skelet janë masë minimale dhe pa skele nuk mund të lejohet vazhdimi i punimeve. Thjeshtë po kërkohet respektimi i kushteve minimale të punës. Ndërsa, përqindja e skeleve që duhet të ketë një objekt caktohet nga Inspektorati i Punës”, ka thënë ajo për Ndërtimi.info.
Ajo, ka theksuar se në Prishtinës, pas përmbushjes së kushteve është lejuar vazhdimi i punimeve në 35 vend punishte, të cilave më parë u ishin ndërprerë punimet.
“Plani operativ është duke vazhdar. Vetëm në Prishtinë janë mbyllur përkohësisht 101 vend punishte, pastaj me plotësimin e kushteve janë lejuar punimet në 35 prej tyre. Plani operativ do të vazhdojë dhe nuk do të lejohen punimet ne ato vend punishte ku nuk plotësohen kushtet minimale si skele, helmeta e tjerë. Thjeshtë po kërkohet që të plotësohen kushtet minimale të sigurisë”, ka shtuar ajo.
Aksioni, sipas Kqikut do të vazhdojë edhe në Ferizaj dhe Fushë Kosovë, pasi në këto dy qytete dhe në Prishtinë ka më së shumti ndërtime të larta.
Gjatë ditës së sotme, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor, Faton Hoxha ka thënë se minisri i Punës, Skender Reçica është zotuar se do të lejohet puna pa skele, por me kushte të tjera minimale. Ndërsa, kjo është mohuar nga kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi e ka mohuar këtë.
