Aktuale
KAWA Group feston 9-vjetorin me shumë të reja

Edhepse me një traditë të hershme në ndërtimtari, funksionimi i kompanisë “KAWA Group” ka filluar më 18 nëntor 2009, duke ecur me hapa të shpejt deri sot.
Kjo kompani festoi 9-vjetorin e saj, me një mbledhi ku ishin biznesmenë, arkitektë, artista, gazetarë, përfaqësues të institucioneve, kryetarë komunash e deputetë. Themeluesi dhe drejtori i kompanisë, Valon Vataj, i mirëpriti të gjithë me një fjalim, ku për herë të parë foli edhe për dështimet para një audience të tillë.
Mirëpo, në fjalimin e tij kishte përgatitur që të befasonte audiencën. Aty u prezantuar dy projekte të reja, që janë të përmasave gjigante.
LORD Residence është projekti që ka filluar përgjatë rrugës së Veternikut në hyrje të qytetit të Prishtinës, me një hapësirë prej 60mijë metrash katrorë. Ky kompleks sipas Vatajt do të kalojë përmasat e parashikuara nga njerëzit që dikush mund të ndërtojë në Kosovë.
Projekti tjetër që u paralajmërua nga Vataj ishte një një fshat me shtëpi që do të vjen shpejt në realizim, pranë liqenit të Badovcit, ku njerëzit do të zgjoheshin nga gjumi me pamje kah liqeni. Projekt për të cilin po punohet në bashkëpunim me 4M Group, që udhëhiqet nga Përparim Rama.
Vet Rama foli në këtë ndejë për kënaqësinë e bashkëpunimit dhe seriozitetin e KAWA Group.
Në këtë ndejë për 9-vjetorin e “KAWA Group”, foli kryetari i Komunës së Suharekës, duke u shprehur se ndihet krenar që një kompani e tillë del nga Suhareka. E në të njëjtën vijë, i pari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se ndihet mirë që është pjesë e një organizimi të tillë.
