Arkitekturë
Interieri i këtij restorant-picerie do iu lë pa fjalë [foto+plani]
Në Perm të Rusisë është përfunduar projekti i një picerie amerikane e quajtur si “TOROPOMODORO” puna e së cilës ishte udhëhequr dhe përfunduar nga projektuesi Saranin Artemy.
Piceria e parë në Amerikë u themelua nga Gennaro Lombardi, një emigrant nga Napoli i cili më pas kishte kaluar në Nju Jork, ndërsa një piceri të vogël e kishte themeluar çysh në vitin 1905 në Itali.
Piceria nuk iu përketë atyre klasike italiane, por atyre amerikane dhe me të vërtetë ajo ka një enterier të cilin nuk keni pasur mundësi ta shihni më parë.
Lombardi, hapi një dyqan ushqimor në 1897 dhe tetë vjet më vonë mori një licencë për të shitur pica në shtetin e Nju Jorkut. Piceritë e para në Nju Jork përdorën soba me tulla prej qymyrguri prej të cilave është e frymëzuar edhe arkitekti në projketimin e këtij restoranti.
Furrat e këtyre restorant picave janë bërë në formën e një hemisferë, kështu që ajri i nxehtë brenda furrës qarkullon nga poshtë lart, duke e bërë gatim.
E salla e “TOROPOMODORO” ka një tavan të harkuar mbi 100-vjeçar, dhe ka një sipërfaqe të vogël prej 38m2.
Ky restorant është i punuar në formë të zgjatur drejtkëndëshe, ka një kuzhinë të hapur dhe një sallë. “Toropomodoro” është ndërtuar kryesisht nga tullat dhe drunjët që krijojnë një atmosferë të ngrohtë qëndrimi në këtë ambient.
Padyshim Saranin Artemy, i cili është projektuesi i këtij restorant picash ka pasur në mendje gërshetimin e stilit të vjetër me tulla, drunjë dhe materiale të tjera me stilin modern ku përfshihen mobilet dhe dizajnët e fundit që janë në modë.
/Ndertimi.info/