Connect with us

Aktuale

Qytetarët ankohen për parkingje, disa kompani private nuk lëshojnë as kuponë fiskalë

Published

on

20 vite që nga pas lufta, Komuna e Prishtinës vazhdon të përballet me numër të madh të automjeteve nëpër trotuare dhe parkingje private, kjo pasi që komuna ende nuk ka ndonjë plan konkret për parkingje publike. Në anën tjetër parkingjet private po e dëmtojnë arkën e shtetit dhe qytetarët.

Shumica e këtyre bizneseve nuk lëshojnë kuponë fiskal, si dhe nuk ofrojnë siguri për automjetet gjatë qëndrimit të tyre në këto hapësira. Shqetësues është edhe çmimi i cili asnjëherë nuk është i përcaktuar dhe çmimi më i ulët për një orë qëndrim është 1 euro. E para të gjithave këtyre parregullsive, Inspektorati i MTI-së dhe ai i komunës së Prishtinës po vazhdojnë t’i mbyllin sytë, shkruan KosovaPress.

Butrint Veseli është njëri nga ngasësit e veturave, i cili pothuajse çdo ditë e parkon veturën e tij në njëri nga parkingjet private që operojnë në kryeqytet. Ai ankohet se asnjëherë nuk po i lëshojnë kuponin fiskal.

“E kemi paguar 1 euro dhe jo nuk ka kanë dhënë kupton fiskal…jo zakonisht nëpër parkingje nuk na japin..përderisa e lëmë veturën jemi të sigurt”, thotë ai.

Problemin e njëjtë e ka edhe Arieta Miftari e cila thotë se shpesh i ndodh që mos t’ia japin kuponin fiskal.

“Jo nuk ka qenë kupon fiskal…ndodh ndonjëherë ka edhe kuponë fiskal , por sot nuk ka qenë fiskal..mua po më konvenon me e lënë këtu kerrin dhe po mendoj se çmimi është i arsyeshëm deri diku dhe është më në qendër dhe besoj se siguria është në nivel”, deklaron ajo.

Por krahas kësaj që thonë qytetarët, pronari i 15 pikave të auto parkingut “Bleri”, Blerim Shabani insiston se pronat që e zhvillon aktivitetin e tij biznesor janë të sigurta dhe se gjithmonë çdo klientë pajisjet me kupon fiskal.

“Me ligj e kemi që me ua vendos në fillim…edhe ne tentojmë po tash kur ta lënë kerrin gjithherë klienti tenton se ka besimin tek ne, dhe e lë kerrin dhe ecim menjëherë, tash për shembull kur vjen na menjëherë ia japim kuponin, disa herë tentojmë për me i ndenjur gati, instalimin e kemi bërë të kamerave… Për çdo pikë kemi kamera, asnjë pikë nuk ka që nuk ka siguri tek ne”, thotë ai.

Përveç këtyre parregullsive, ende nuk dihet saktë se sa auto-parkingje private operojnë në kryeqytet. Kjo pasi që të dhënat e Agjencisë për Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), nuk janë në përputhje me ato të Administratës Tatimore të Kosovës.

ARBK e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i ka thënë KosovaPress-it se në kryeqytet si biznese janë të regjistruara gjithsej 38 auto parkingje.

“Në Prishtinë operojnë 38 kompani aktive që si aktivitet e kanë kodin 5221 ku përfshihet auto parkingu”, deklarojnë zyrtarët e ARBK-së.

Kurse, në Administratën Tatimore të Kosovës bëjnë me dije se në bazë të kryerjes së obligimeve tatimore në kryeqytet operojnë 30 këso biznesesh.

Zëdhënësja e ATK-së , Valentina Bytyqi Sefa për KosovaPress bënë të ditur se gjatë inspektimeve kanë vërejtur shkelje të mëdha sa i takon mos dhënies së kuponëve fiskal, si dhe kanë konfiskuar printer që lëshojnë kuponë jo fiskal.

“Në kryeqytet funksionojnë diku rreth 30 parkingje, këto janë statistika në bazë të deklarimit dhe pagesës që e kanë bërë për këtë vit. Për periudhën janar shtator parkingjet të cilat funksionojnë në kryeqytet kanë deklaruar dhe paguar obligimet në vlerë prej 2.8 milionë euro. Këta që i përmenda paguajnë dhe deklarojnë tatimet dhe të gjitha obligimet i kryejnë në bazë të ligjit, sigurisht mund të ketë ndonjëherë vonesa, mund të ketë mos lëshim të kuponëve fiskal. Tek e dyta është pak më e shpeshtë me që parkingjet shfrytëzohen prej secilit prej neve qytetarëve dhe qytetarët tani më janë bërë raportues të rregullt për parkingjet dhe çdo fushë veprimtari tjetër që ka të bëjë me mos lëshim të kuponëve fiskal dhe lëshim të kuponëve jo fiskal që lëshohen nga printerët jo fiskal për të cilët ne kemi zhvilluar aksione dhe i kemi konfiskuar një numër të madh prej tyre”, thotë Bytyqi-Sefa.

Në bazë të raportimeve të qytetarëve ajo thotë se deri në këtë periudhë të vitit janë gjobitur rreth 236 parkingje private.

E në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë bëjnë me dije se inspektorati i kësaj ministrie nuk i ka inspektuar parkingjet në kryeqytet, për shkak të numrit të vogël të inspektorëve.

Kryeinspektori i Tregut në MTI, Lulzim Syla ka paralajmëruar kontrolle të përbashkëta me inspektorët komunal.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përveç parkingjeve merret edhe me produktet e tjera por duke parë që kemi një numër të vogël të stafit të vogël ne nuk kemi mundur të realizojmë shumë inspektime rreth këtyre parkingjeve, mirëpo kam lëshuar urdhëresë tek drejtorët e inspektoratit jo vetëm në Prishtinë, por edhe në komunat tjera….Ne i regjistrojmë, mirëpo është nën administrimin e komunave parkingjet, nuk janë nën administrimin tonë, atëherë kjo është arsyeja që së bashku në mungesë të inspektorëve të dalim në teren dhe të inspektojmë të gjitha parkingjet të cilat vetëm janë të regjistruara, ose ato të cilat nuk janë të regjistruara normal që duhet të mbyllen”, thotë ai.

Kurse, zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu ka deklaruar për KosovaPress-in se inspektimi i parkingjeve private nuk është përgjegjësi e Inspektoratit të komunës së Prishtinës.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending