Connect with us

Aktuale

Gjykata e Strasburgut ndëshkon edhe kur prishen shtëpitë pa leje

Published

on

Shembja e shtëpive në zonën e Unazës së Re mund t’u kushtojë takspaguesve shqiptarë miliona euro ndëshkim, edhe nëse bëhet fjalë për banesa të ndërtuara pa leje dhe pa asnjë dokumentacion pronësie.

Në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg janë me dhjetëra rastet ndër vite, kur shtetas të ndryshëm kanë paditur vendet përkatëse për prishjen e banesave të tyre dhe kjo gjykatë u ka njohur të drejtën e dëmshpërblimit, edhe në rastet kur ndërtimet kanë qenë pa leje.

E njëjta gjë mund të ndodhë në të ardhmen nëse të prekurit nga plani i Qeverisë për Unazën e Madhe nga aksi i Shkollës Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja vendosin, në një skenar hipotetik, që të ankohen në Gjykatën e Strasburgut.

Qeveria thotë se shpronësimet dhe prishja e shtëpive pa leje po bëhet për interes publik, por në praktikën e gjykatës e drejta për strehim prevalon mbi interesin publik. Në vendimet e dhëna ndër vite, kjo Gjykatë, që mbron respektimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, konventë e nënshkruar dhe ratifikuar edhe nga Shqipëria thekson se “interesi publik nuk duhet që të cenojë të drejtën themelore të strehimit”.

Qeveria shqiptare thotë se problemin e strehimit e zgjidh duke dëmshpërblyer banorët që kanë shtëpitë e bizneset me leje të rregullt, ndërsa për ata që kanë banesa pa leje, dëmshpërblimi nuk parashikohet, por e zgjidh problemin duke paguar qera për 3 vjet me radhë.

Paralelja me rastin e banorëve të Astirit është se edhe atyre iu dha afat 14 ditor me paralajmërimin se në të kundërt do ta bënin këtë me urdhër gjykate me shpenzimet e tyre. “Oferta” e autoriteteve bullgare u refuzua dhe në gusht të 2015, autoritetet kontraktuan një kompani private për t’u prishur shtëpinë.

Banesa u prish dhe dy zotëruesit e saj u zhvendosën në një apartament në qytet, që e kishin blerë në 2013. Pasi gjykoi të gjithë rrjedhën e ngjarjeve, Strasburgu nuk gjeti shkelje të Artikullit 1 të Konventës për të drejtat e njeriut, që flet për mbrojtjen e pronës private, pasi banesa e sheshuar ishte e paligjshme, por gjeti shkelje të të drejtës për të jetuar dhe për t’u strehuar të Artikullit 8, pavarësisht se çifti në fjalë gëzonte një banesë të dytë apartament të blerë në vitin 2013.

Një tjetër rast ka të bëjë me komunitetin rom në një zonë informale në Kaliningrad. Në mars të 2001, autoritetet nisën punën për hartimin e planit për zhvillimin e zonës ku jetonte ky komunitet. Gjatë kësaj periudhe iu kërkua banorëve që të aplikonin për të legalizuar banesat e tyre të paligjshme.

Por, vetëm një pjesë e tyre mori pronësinë, të tjerëve iu pezullua procesi. Në 2005, drejtuesit vendorë deklaronin se fshati i romëve, i quajtur Dorozhnoye ishte një “parajsë e trafikut të drogës” dhe brenda pak ditëve nisi një aksion për identifikimin e ndërtesave pa leje. Aksioni arriti në përfundimin se të gjithë banorët duhet të lironin shtëpitë e zëna “në mënyrë të paligjshme”.

Titujt e pronësisë të shpërndarë u anuluan dhe aksioni u shtri edhe tek banesat me dokumentacion të rregullt. Mes tyre ishte edhe shtëpia e Leonas Iono Bagdanovicius, i cili udhëhoqi në Strasburg padinë personale dhe të disa personave të tjerë në Strasburg.

Gjykata gjeti shkelje të rënda të shtetit rus, duke e detyruar që të paguajë 215 mijë euro për familje, përfshirë dëmin material e moral që u kishte shkaktuar. Në këtë rast, Strasburgu ka gjetur edhe diskriminim etnik.

Nga Turqia mbërrin një precedent tjetër. Masallah Oneryildiz, shtetas turk, jetonte së bashku me 12 anëtarë të tjerë të familjes së tij në zonën informale të Hekimbasey Umraniye të Stambollit.

Të gjithë banorët në këtë zonë ishin të ardhur, që kishin ndërtuar në tokë publike dhe private ndër vite dhe pa leje. Në të njëjtën zonë ishte vendosur edhe një vendgrumbullim plehrash, për të cilin në vitin 1991 ekspertët dhanë alarmin për mundësinë e shpërthimit të gazit metan.

Alarmi i dhënë nga ekspertët nuk u dëgjua nga autoritetet dhe në prill të 1993 ndodhi një shpërthim i fuqishëm dhe flakët që pasuan dogjën edhe 11 banesa, mes të cilave edhe ajo e Oneryildiz. Ky i fundit paditi shtetin në gjykatat turke për dëme materiale dhe morale, pasi nga shpërthimi kishte humbur edhe

pjesëtarë të familjes së tij. Dëmshpërblimi i dhënë nga drejtësia turke ishte qesharak dhe nuk u morën parasysh dëmet materiale, pasi për drejtësinë turke, duke qenë se ishin ngritur pa leje, ato nuk ekzistonin.

Oneryildiz nuk u dorëzua dhe u ankua në Gjykatën e Strasburgut, kjo e fundit i dha të drejtë duke deklaruar se vërtet banesa e tij ishte e paligjshme, por që ai jetonte aty ishte fakt dhe gjithë materialet që ka humbur janë po ashtu fakte dhe të mira që i përkisnin atij. Me këtë logjikë, Strasburgu detyroi Turqinë në vitin 2002 që ta dëmshpërblejë me 154 mijë euro.

Nga Shqipëria nuk ka një rast identik të tillë, por të ngjashëm ka plot. Më i bujshmi është edhe më i freskët, edhe më i rënduar për xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për gjyqin ndaj prishjes së pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë.

Qeveria e prishi duke argumentuar se leja e ndërtimit ishte dhënë në mënyrë të paligjshme. Strasburgu mendoi të kundërtën dhe veç kësaj, ndëshkoi autoritetet dhe bashkë me to edhe taksapaguesit shqiptarë edhe për shkeljet të tjera gjatë aksionit të INUK, që rrethoi godinën me shirita të verdhë, si “skenë krimi” dhe nuk lejoi banorët që kishin blerë shtëpi e biznese që të hynin në pronën e tyre.

Vendimi përfundimtar u mor në qershor të këtij viti, ku Gjykata ndëshkoi qeverinë shqiptare me 16.8 milionë euro. Përfituesit kryesorë janë dy shtetas.

Xhaferr Isufi me 6.2 milionë euro si pronar i vetëm në 35 apartamente e ambiente. Ai kompensohet deri në gjysmën e vlerës prej 7.2 milionë euro për 25 prona që i ka në bashkëpronësi me shtetasin Xhuvi Sharxhi. Përfitues janë edhe 16 persona të tjerë pronarë me nga një apartament që marrin nga 90 deri në 200 mijë euro si dëmshpërblim./gazetasi.al/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending