Connect with us

Aktuale

Buxheti për Planifikim Urban në Prishtinë nervozon kryetarët e Bashkësive Lokale

Published

on

Komuna e Prishtinës për vitin a ardhshëm (2018) në Drejtorinë e Planifikimit ka ndarë rreth 620 mijë euro investime. Nga kjo kosto, 70 mijë euro janë ndarë për hartimin e hartës zonale e cili është edhe projekti kryesor për Komunën gjatë vititi të ardhshëm, kështu ka bërë të ditur drejtori i Planifikimit Hapësinor dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota.

“Janë planifikuar 620 mijë euro buxhet prej të cilave  është hartimi i planit zhvillimi  komunal 70 mijë euro, hartimi i paraprinë përndryshe hartimit të hartës zonale… pastaj kemi 100 mijë euro për planet rregulluese të hollësishme, kemi për incizime gjeodezikë diku 150 mijë euro…kemi për konkurse të ndryshme 70 mijë euro. Kemi sektorin e mjedisit janë disa aktivitet, shënimi i ditëve mjedisore fushatave vetëdijësuese të gjitha janë 30 mijë euro. Ndërsa në sektorin e qëndrueshme  apo të ekonomisë kemi ndarë 80 mijë euro për projektet me partneritet publiko-privat. Ne  këtë vit kemi filluar pesë projekte publiko-privat të cilat fatkeqësisht për disa bllokada në nivel qendrorë ende nuk janë iniciuar”, tha Bashota.

https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/269133633601977/

Gjithashtu, Bashota ka treguar se 50 mijë euro janë ndarë edhe për punësimin e të rinjve.

Mos dorëzimi i këtij planifikim të buxhetit në adresën e kryetarëve të bashkësive qe edhe shkaku i cili nervozoi kryetarët e Bashkësive Lokale.

Meqë siç janë shprehur ata, nuk mund të diskutojnë pa pasur gjëra konkrete.

Kryetari i Bashkësisë Lokale:

“Neve nuk na dërgohet kurrfarë materiali në mënyrë që ne të jemi më të përgatitur për mbledhjen e sotme. Ju e bëtë hyrjen, faleminderit që na përshëndetët dhe prezantuar punën e juaj. Por unë kisha pas qef që ju paraprakisht të hapni fjalën në lidhje me çka është çështja , deri ku keni shkuar  me diskutime dhe çka kemi për detyrë ne sot sepse ne nuk jemi të njoftuar për asnjë problem. As të ndërtimit infrastrukturor, as ndërtimeve kapitale për asgjë ne nuk jemi të njoftuar edhe pse shumica prej nesh jem kryetar të bashkësive lokale”, tha njëri nga kryetarët e Bashkësive Lokale.

Tjetri kryetar i bashkësisë lokale:

“Ka shumë të keqe që jemi këtu se nuk kemi çka me bisedu nuk kemi kurrnjëfar materiali. Ne ekonominë e buxhetin nuk e njohim fort”, ka kritikuar ai.

Megjithatë, Genc Bashota drejtori i Planifikimit Hapësinor dhe Zhvillimit Ekonomik ka thënë se ata kanë diskutime të përgjithshme që mbajnë çdo vit dhe se ky diskutim ka të bëjë me buxhetin të cilin e planifikojnë për vitin e ardhshëm.

“Kure bëjmë buxhetin si komunë ne në mënyrë transparente edhe me qytetarët që me i pa brengat e tyre apo sugjerimet e tyre eventuale që ky buxhet vitin e ardhshëm me në më i kompletuar në atë se çka qytetarët munden me na sugejru. Pra temë e veçantë e kemi shpallu edhe në informacion është buxheti. Material me ju pru nuk mundemi për arsyeje se ne nuk e dimë se cilët qytetarë kanë me ardh. Ne nuk mundem me iu dërgu materiale për me u përgatit për mbledhjeje. Zotni, apo kupton?Ne jemi të gatshëm sot me ju dëgju sugjerimet, këshillat vërejtjet e juaja rreth përpilimit se buxheti del në Kuvend, kuvendi e miraton edhe mandej po thuhet jo nuk ka hy kjo rrugë në buxhet jo kemi pas dëshirë me hy një çerdhe, një shkollë”, ka sqaruar Bashota.

Me tu sqaruar çështja e mos dorëzimit të buxhetit në adresat e kryetarëve të Bashkësive, filluan këkresat ndaj komunës së Prishtinës, për vitin 2018.

Adem Shabani nga fshati Llukar ka propozuar që të parashihet uji për fshatin Time që ka rreth 60 mijë banorë. Ai tutje ka thënë se të fillohet furnizimi me ujë të fshatrave të Bashkësisë Lokale Times.

“Unë propozoj për një temë për vitin e ardhshëm që të sigurohet uji për bashkësinë lokale Times…fshatrat e Bashkësisë lokale, Times të kenë ujin e pijshëm. Se po thuhet se banorët e Prishtinës e kanë ujin e pijes, dhe unë e konsideroj që ai i sheshit është i barabartë me Koliqit e të tjerë”, kërkoi Shabani.

Edhe Sami Aliu, nga fshati Slivovë ka kërkuar furnizim me ujë të pijshëm si dhe rregullimin e kanalizimeve pasi që ujërat e zeza po infektojnë pa masë Liqenin e Badovcit.

“Kërkesë tjetër e kam nga publiku, është ujësjellësi dhe qytetarët, këto dy prioritete janë shumë kryesore. Se ne jemi me territor përmbi liqenin e BADOVCIT. Dhe ujërat e zeza janë duke e infektuar pa masë liqenin e Badovcit, kisha lut prej komunës me bërë gjithçka urgjent. Kanalizimin me funksionalizu. Se ai është e pamundur të bëhet nga qytetarët, dhe kisha lut që edhe ujësjellësin edhe kanalizimin”, ka kërkuar Aliu.

Kërkesë tjetër ishte edhe marrja e pronave të komunës në Bardhosh të cilat janë uzurpuar, që të kthehen në çerdhe apo shkolla.

Kërkesat e qytetarëve, do të adresohen në drejtoritë përkatëse, kështu u premtoi drejtori Bashota. I pranishëm në diskutim me qytetarët ishte edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinë, Muhedin Nushi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending