Arkitekturë
Patrik Schumacher dëshiron të bëhet përfaqësuesi i vetëm i pasurisë së Zaha Hadid, ngre padi

Drejtori i tanishëm i Zaha Hadid Architects (ZHA) Patrik Schumacher ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë të Londrës më parë, në përpjekje për të hequr nga lista e trashëgimtarëve të pasurisë së kompanisë së Zaha Hadid prej 90 milionë dollarësh. Bashkë-pjesëtarët e testamentit janë mbesa Zahas, Rana Hadid, artisti dhe miku i saj Brian Clarke, dhe kryetari i jurisë së çmimit Pritzker, Lord Peter Palumbo, shkruan ArchPapaer, transmeton Ndërtimi.info.
Të tre pjesëtarët e Fondacionit Zaha Hadid, menjëherë publikuan një deklaratë të përbashkët duke kritikuar vendimin e Schumacher-it. U theksua se para vdekjes së saj, Hadid zgjodhi tre ekzekutuesit për të mbikqyrur pasurinë e saj bazuar në afërsinë e saj me secilin.
Një avokat që përfaqësonte të tre erdhi me këtë deklaratë:
“Përpjekja për të hequr të tre përfaqësuesit është krejtësisht e pajustifikuar dhe e keqkuptuar. Ndryshe nga z. Schumacher (i cili kërkon të fitojë financiarisht nga pasuria), të tre përfaqësuesit nuk kanë interes personal financiar.
Ata gjithnjë kanë vepruar si duhet dhe në mirëbesim me dëshirën për të bërë më të mirën për pasurinë në emër të miqësisë së tyre me Zaha Hadidin”, thuhet në deklaratë.
Rana Hadid shtoi më shumë në lidhje me kundërshtimin e saj, duke shtuar: “Halla ime, Zaha, do të ishte shkatërruar po të shihte se çfarë po bën Schumacher dhe ne ndihemi të detyruar t’i rezistojmë pretendimeve të tij për të mbrojtur emrin dhe trashëgiminë e saj të madhe”, ka thënë ajo.
