Aktuale
Zbulohen dyqane 2 mijë vjeçare në Antali
Gjatë gërmimeve në qytetin e antik Aspendos, në nënprefekturën Serik të Antalias në Turqi, janë zbuluar ndërtesa të vjetra 2000 vjeçare, të cilat janë përdorur si dyqane apo depo.
Qyteti i lashtë i Aspendos, teatri dhe ndërtesat e tjera të të cilit tërheqin një numër të madh turistësh, studiuesve çdo ditë u ofron surpriza të reja, përcjell Ndertimi.info.
Hulumtimet sipërfaqësore kanë filluar në vitin 2008, kurse me vendim të Këshillit të Ministrave të Turqisë të vitit 2014 filluan gërmimet, të cilat kanë vazhduar deri më sot nën mbikëqyrjen e profesorit Veli Kose lektor në Fakultetin e Arkeologjisë pranë Universitetit Hacettepe.
Kose ka thënë se gërmimet e këtij viti u përqendruan në një zonë për të cilën supozohet të ketë qenë një kompleks tregtar.
Ai theksoi rëndësinë e dyqaneve dhe ndërtesave të tjera 2.000-vjeçare, ndërsa shtoi se “Besojmë se në këto dyqane janë shitur materiale të vlefshme ose janë ruajtur këtu. Për më tepër, ekziston mundësia që disa prej tyre janë përdorur edhe si zyre. Këto pretendime mbështeten nga fakti se ato ishin të vendosura menjëherë pranë agorës, por edhe në qendër të qytetit”.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Velipoja me gërmadha, rrënimi i objekteve prishin imazhin në prag të sezonit veor