Aktuale
Kanali i Panamasë, projekti për të cilin u sakrifikuan mbi 5 mijë punëtorë

Kanali i Panamasë ishte projekti më i madh infrastrukturorë që bota kishte parë ndonjëherë. Por, projekti që të punësuar pati rreth 40 mijë punëtorë kishte lënë të vdekur mbi 5 mijë prej tyre e qindra të tjerë kishin mbetur të gjymtuar për jetë.
Siç kishte thënë gazetari Arthur Bullard “Kurrë në atë kohë njeriu nuk kishte ëndërruar të marrë liri të tillë me natyrën”.
Kanali i Panamasë lidhë Oqeanin Atlantik me atë Paqësor dhe është i gjatë rreth 82 kilometra.
Gjerësia më e madhe e tij arrinë në 350 metra teksa në ngushticën me të madhe rreth 91 metra. Thellësia e kanalit është rreth 13 metra.
Ky mega projekt infrastrukturorë është inauguruar zyrtarisht në vitin 1914, pas 10 vitesh ndërtim dhe njihet si një ndër arteriet më të rëndësishme detare në botë.
Për t’u arritur përmasat e këtij projekti, punëtorët e pambrojtur ligjërisht sakrifikonin çdo ditë jetën e tyre duke punuar me orë të stërzgjatura, me pak ushqim e pa paga të favorshme.
Por, si e perkrahu Qeveria e Amerikës këtë projekt që la të vdekur mijëra persona?
Veprimet qeverisëse në atë kohë konsiderohen të ngjajshme me disa politika qeverisëse të ditëve të sotme. Duke kombinuar retorikën triumfuese të filantropisë, qeverisësit arritën të mbajnë në gjirin e tyre shumë kritik.
Për projektin i cili me shifra zyrtare thuhet të ketë lënë të vdekur 5,609 punëtorë, historianët besojnë se numri është shumë herë më i lartë.
Kanali i Panamasë është ndërtuar nga mijëra punëtorë, të kontraktuar kryesisht nga Karaibet. Sfida më e madhe e të gjithë punëtorëve ishte Culebra Cut, një luginë artificiale e gërmuar në rreth 13 kilometra terren malor. Për ta, Culebra Cut ishte “Gryka e Ferrit”.
Punëtorët jetonin si qytetarë të “dorës së dytë dhe punonin me orare të gjata, me ushqim të keq dhe paga të ulëta. Ata punonin në temperatura shpesh më të larta se 30 gradë celcius, ndonjëherë edhe në shira të rrëmbyeshëm. E rreziku iu kanosej çdo ditë.
Në vitin 1980, regjisori Roman Foster shkoi për të kërkuar këta punëtorë; shumica e të cilëve në kohën kur Foster dëshironte t’i intervistonte ishin rreth moshës 90 vjeçare.
Vetëm disa kopje të filmit Diggers Fosters (1984) mund të gjenden në bibliotekat e sotme, në mbarë botën. Projekti përmban dëshmitë e vetme të dorës së parë, të punëtorëve që po e ndërtonin kanalin e Panamasë.
Constantine Parkinson ishte një nga punëtorët që tregoi historinë e tij për Foster, gjatë bisedës me regjisorin zëri i tij ishte i fortë, por fytyra e tij mezi ishte në gjendje ta shikonte kamerën.
Ai kishte filluar punën në kanalin e Panamasë, në moshën 15 vjeçare. Parkinson rrëfen ditën më të dhimbshme që e mbanë mend. Kishte qenë 16 korriku dita kur ai humbi këmbën e tij të djathë gjatë punimeve, teksa këmba e majtë i kishte mbetur e shtypur.
Parkinsoni shpjegon se gjyshja e tij shkoi tek inxhinieri përgjegjës George Goethals, për të kërkuar ndihmë.
Siç tregon Parkinson, përgjigja e Goethals ishte e thjeshtë: “Zonja ime e dashur, Kongresi nuk ka miratuar ndonjë ligj … për të marrë kompensim kur punëtorët humbasin gjymtyrët. Megjithatë, mos u shqetësoni. Nipi juaj do të marrë kujdesin adekuat deri sa ai të mund të punojë sërish, qoftë nevoja edhe në karrocë” ishte shprehur inxhinieri.
Goethals ishte pjesërisht i drejtë
Në fillim, qeveria e SHBA-së në thelb nuk kishte legjislacion për të mbrojtur dhjetëra mijëra punëtorë të huaj nga Barbados, Xhamajka, Spanja dhe vende të tjera që kishin shkuar si punëtorë.
Administratorët si Goethals ishin të bindur se dëshpërimi ekonomik i punëtorëve do të parandalonte agjitacionin e tepruar dhe nuk do të kishte ndonjë kundervënie nga ana e ndërtuesve. Tema e punëtorëve që mbetën të vdekur gjatë ndërtimit të kanalit akoma diskutohet dhe konsiderohet edhe sot çështje shqetësuese.
Ideja për ndërtimin e kanalit të Panamas daton nga shekulli i XVI-të dhe fillimisht ishte planifikuar të ndërtohej në Nikaragua.
E në ditët e sotme rreth 13 mijë anije në vit e përdorin këtë kanal./Ndërtimi.info/
