Arkitekturë
15 deri 100 metra katror, është hapësira në të cilën jetojnë kinezët e Hong Kongut [foto]
Mund të duket edhe e pabesueshme, por kjo është e vërteta e cila mbizotëron në Hong Kong, të Kinës. Qytetarët e shtresës së ulët dhe asaj mesatare të këtij qyteti i cili njihet si një nga qytetet më të zhvilluara në gjithë botën, detyrohen që në rastin më ekstrem të ndajnë edhe kuzhinën së bashku me tualetin.
Me një popullsi prej gati 7.5 milionë dhe pothuajse asnjë tokë të pazhvillueshme, tregu i shtëpive në Hong Kong është rritur në më të shtrenjëtat në botë. Qiratë janë tmerrësisht të larta andaj është e pamundshme që një familje mesatare Hong Kongonase të marrë me qira një banesë, shkruan NationalGeographic.
Në këtë mënyrë ata detyrohen që të zhvillojnë jetën e tyre në kushte jo normale që i bie se ata do të vazhdojnë të jetojnë në kasolle apo të tilla vende.
Rrjedhimisht këto kasolle të zhveshura të punuara nga teli në të cilat jetojnë dhjetëra mijëra familje nga Hong Kongu dhe nga pjesët e tjera të Kinës detyrohen që nga pamundësia për tu strehuar diku tjetër të gjitha aktivitete e tyre t’i zhvillojnë brenda një hapësire e cila manovron nga 15 deri 100 metra katror. E kjo e fundit sikur të ishte kështu në të gjitha rastet do të ishte një mënyrë e kënaqshme e të jetuarit për fëmijët e këtyre shtresave në Kinë.
Problemi kryesor që kanë banorët e kësaj pjese mbetet ajo e tokave. Në Kinë, pothuajse nuk ka mbetur as edhe një pjesë e territorit të tyre e cila nuk është mbushur me objekte.
Nga kjo rrjedhë se ata ballafaqohen me pamundësinë që të frymojnë lirshëm në ndonjë nga vendet që do të mund t’iu ofroj ajër të pastër, gjelbërim dhe rehati duke u larguar nga zhurma e vazhdueshme e qytetit.
/Ndertimi.info/