Connect with us

Aktuale

Gjykimi i Ramadan Mujaj për pronat, deklarohen tre të akuzuarit e tjerë

Published

on

Në Gjykatën e Gjilanit është mbajtur vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Ramadan Muja dhe të tjerëve, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Në seancën e sotme janë marrë në pyetje të akuzuarit Sadik Paqarrizi, Abdullah Tejeci dhe Avni Ademaj.

Gjatë dëshmisë së tij, Sadik Paqarrizi deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet – në të cilën thuhet se i ka sjellë dëm Komunës së Prizrenit me ndarjen e pronës për fabrikën e çokollatave “Kamila”.

“Me përgjegjësi e them se me rastin e ndërtimit të asaj fabrike vendimi është marrë në mënyrë unanime nga ana e bordit të drejtorëve dhe komitetit për politikë dhe financa”, tha Paqarrazi.

Ai më tutje sqaroi edhe procedurën e ndërtimit të kësaj fabrike, duke shtuar se fabrika “Kamila” është ndërtuar në kuadër të planit rregullativ të miratuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Fabrika është përfshirë edhe në planin zhvillimor komunal për territorin e komunës së Prizrenit, aprovuar nga kuvendi komunal dhe Ministria e Planifikimit Hapësinor, pra, me pëlqimin e këtyre të dyjave”, tha i akuzuari.

Më tutje, Paqarrizi tregoi se të gjitha procedurat nga ana e Drejtorisë së Urbanizmit lidhur me planin rregullativ janë respektuar, duke shtuar se Drejtoria në fjalë punon sipas ligjeve dhe rregulloreve të cilat i harton Asambleja Komunale e Prizrenit.

“Me asnjë veprim nuk ka qenë krijimi i favorit për palën tjetër, në këtë rast investitorit, por qëllimi ynë ka qenë që kjo fabrikë t’i shërbejë komunitetit të asaj zone, kemi pasë pëlqimin dhe miratimin e kryetarëve të fshatrave Korishë dhe Malësi e Re”, tha ndër të tjera Paqarrazi.

Sadik Paqarrizi theksoi se “hartimi i kontratës me “Kamila” siç thuhet në aktakuzë kinse e kam hartuar unë nuk qëndron, ngase Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Pronës i kanë juristët e vetë që i hartojnë kontratat dhe i interpretojnë ligjet. Unë jam inxhinier i ndërtimtarisë dhe nuk ka qenë obligim i imi të hartoj kontrata”.

Në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Ramadan Muja, avokatit Ruzhdi Berisha, i akuzuari Sadik Paqarrizi deklaroi se sipërfaqja e tokës ku ndodhet fabrika është përfshirë në planin urbanistik të komunës së Prizrenit dhe se sipërfaqja e kësaj toke e quajtur “Boka”, ku ndodhet fabrika “Kamila” është rreth 80 hektarë.

“Në atë hapësirë janë paraparë të ndërtohen edhe fabrika tjera, stadiumi i qytetit etj., dhe se miratimi nga ana e MAPH-së për planin rregullativ të kësaj toke ka qenë për tërë sipërfaqen prej 80 hektarëve. Edhe Komiteti për politikë dhe financa e kanë miratu këtë projekt me pëlqimin edhe të kryetarëve të fshatrave Korishë dhe Malësi e Re”, tha në përgjigjen e tij Paqarrizi.

Në pyetjen e prokurores së shtetit Fikrije Fejzullahu lidhur me nevojën e kalimit të vendimit në Asamblenë Komunale të Prizrenit, Sadik Paqarrizi deklaroi se “unë çështjen se vendimi duhet të kalojë përmes Kuvendit Komunal nuk e kam ditur deri sa ka ardhur shkresa nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe e kam kuptuar pas akuzës që e ka bërë Ridvan Hoxha”.

Më tej në pyetjen e prokurores Fejzullahu se si e mori për shfrytëzim këtë tokë kjo fabrikë, i akuzuari Paqarrizi u përgjigj duke deklaruar që procedurë tenderimi për dhënien në shfrytëzim të kësaj toke kësaj kompanie nuk ka pasur, “sepse nuk ka pasur konkurrent tjetër që ka kërkuar tokë ndërtimore në atë lokacion”.

Paqarrizi më tutje njoftoi se hartimi i kontratës për dhënien në shfrytëzim të tokës ndërtimore fabrikës “Kamila” është dhënë sipas procedurës së planit urbanistik dhe se procedura për plan urbanistik duhet të kalojë në disa faza ku janë: hartimi i planit rregullativ, miratimi i hartimit të planit urbanistik nga Kuvendi Komunal, lejimi i diskutimit publik dhe miratimti i planit urbanistik, të cilat i bën Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Krejt në fund të dëshmisë së tij Paqarrizi theksoi se dy fazat e planeve rregullative që zhvillohen në Komunë, si plani rregullativ dhe plani zhvillimor komunal, ku inkorporohen të gjitha zhvillimet si shkollat, fabrikat… ka zgjatur katër vite për miratim e për të cilat pëlqim i jep Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të gjitha këto procedura janë miratuar nga Asambleja Komunale dhe Ministria e Planifikimit Hapësinor, tha ndër të tjera Paqarrizi.

Mbrojtjen e tij në këtë proces gjyqësor e dha edhe i akuzuari Abdullah Tejeci, i cili deklaroi se nuk e pranon fajësinë dhe nuk e ndien vetën fajtor për veprën penale me të cilën ngarkohet ngase sipas tij, “nuk ka bazë ligjore që unë kam kryer këtë vepër penale”.

Abdullah Tejeci, në mbrojtjen e tij, sqaroi për çështjen e moslejimit të ekspertëve gjeodetë të Komunës së Prizrenit që të marrin pjesë nëpër seanca gjyqësore nëpërmjet një konkluzioni.

“Në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur më datë 2 gusht 2011, me procesverbal u propozua nga njëri prej drejtorëve që ekspertët tonë gjeodetë mos të marrin pjesë në seanca gjyqësore me arsyetim se kanë shumë punë, ndërkohë kryetari Ramadan Muja më pyeti se çka mund të bëjmë në këtë aspekt dhe unë iu përgjigja se ata vazhdojnë të shkojnë në seanca gjyqësore”, tha Tejeci.

Abdullah Tejeci më tutje sqaroi se po të njëjtën ditë i kishin ardhur procesverbalet e mbledhjes së mbajtur dhe një konkluzion që ai si drejtor urdhërohet që të nxjerrë një vendim të veçantë për ndalesë pjesëmarrjeje të ekspertëve gjeodetë në seancat gjyqësore, “e që të njëjtën unë nuk e kam bërë”.

“Pasi e kam lexuar këtë konkluzion unë jam konsultuar me juristin Basri Begaj dhe kam kërkuar nga ai se çka të bëjmë lidhur me këtë. I njëjti mu përgjigj se të presim për një kohë të mos marrim ndonjë vendim pa i sqaruar çështjet”, tha ndër të tjera Tejeci.

Abdullah Tejeci më tej shtoi se pas shumë trysnive dhe pas shumë takimeve e konsultave që ishin bërë mes përfaqësuesve të Komunës dhe kryetarit të Gjykatës komunale e të qarkut në Prizren ishte arritur marrëveshje që të shfuqizohet ky konkluzion dhe që gjeodetët të vazhdojnë pjesëmarrjen në seanca gjyqësore.

“U dakorduam që të shfuqizohet ky konkluzion dhe kryetari i Komunës edhe e shfuqizoi konkluzionin për ndalimin e pjesëmarrjes së ekspertëve gjeodetë në seanca gjyqësore”, tha i akuzuari.

Tejeci tregoi se ai personalisht nuk ka ndikuar në ndalimin e ekspertëve në marrjen pjesë në seanca gjyqësore dhe sipas tij “në asnjë mënyrë nuk jam fajtor për këtë dhe nuk e di pse akuzohem për këtë çështje penale”.

Në pyetjen e prokurores Fejzullahu se kush e dha propozimin për ndalimin e ekspertëve në marrjen pjesë në seanca gjyqësore, i pandehuri Tejeci u përgjigj duke thënë se “propozimi për ndalimin e gjeodetëve në seanca gjyqësore ishte nga njëri prej drejtorëve komunal”.

Në pyetjen e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Zyhdi Haziri lidhur me atë se a ka qenë ky si drejtor në mbledhjen e bordit kur është diskutuar për ndalesën e gjeodetëve si dhe pse nuk e ka nxjerrë vendimin pasiqë i kishte ardhur konkluzioni si i tillë, i akuzuari Tejeci deklaroi duke u përgjigjur se “është e vërtetë që kam qenë prezent në mbledhje kur u diskutua për problemin e gjeodetëve por nuk e di ka qenë juristi i zyrës, kurse arsyeja pse nuk e kam njoftuar kryetarin e Komunës për mosnxjerrjen e vendimit për zbatim të konkluzionit është sepse zyra ligjore më ka thënë të presim”.

Për fund mbrojtjen e tij e dha edhe i akuzuari Avni Ademaj, i cili deklaroi se nuk e pranon fajësinë për këtë vepër penale e cila i ngarkohet në aktakuzë dhe se mbetet në tërësi pranë deklarimeve të dhënë në prokurori e në gjykimin e kaluar si dhe pranë ankesës së bërë në Gjykatë të Apelit.

Në deklarimin e tij ai theksoi se vendimi për bartjen e pronës nga ekonomia e pyejeve “Sharri” për ta bartur në emër të Komunës, e më pastaj qendrës “Gylistan” është marrë nga kryetari i Komunës bazuar në dy vendimet e Kuvendit Komunal.

Avni Ademaj që ishte ushtrues detyre në Drejtorinë e Gjeodezisë , Kadastrës dhe Pronës, deklaroi se personalisht nuk ka nënshkruar në asnjë vendimmarrje dhe se vendimi për bartjen e pronësisë ishte bërë në emër të Komunës dhe se ai sa ka qenë drejtor në këtë Drejtori ka shpërndarë lëndët kurse bashkëpuntori profesional i ka marrë vendimet mbi bartjen e të drejtës së shfrytëzimit nga ekonomia e pyjeve“ Sharri” për Komunën e Prizrenit.

“Po ashtu, vendimin për dhënien me qira “Gulistanit” dhe kontratën në mes të kryetarit të Komunës dhe përfaqësuesit të “Gulistan”-it e kanë nënshkruar ata”, deklaroi Ademaj.

Avni Ademaj më tej sqaroi se nuk kishte pasur njohuri lidhur me këtë lëndë të bartjes së shfrytëzimit të tokës dhe se nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen e bordit të drejtorëve kur është vendosur lidhur me këtë pronë që t’i jepet në shfrytëzim së pari Komunës e mëpastaj Komuna t’ia jepte në shfrytëzim “Gulistanit”.

Në pyetjen e gjyqtarit Zyhdi Haziri se çka ka ndërmarrë ai lidhur me regjistrimin e shfrytëzimit të tokës, i akuzuari Ademaj u përgjigj duke pohuar se është e vërtetë se ka nxjerrë aktvendim mbi bazën e të cilit ka konstatuar se është çdo gjë në rregull kur është lejuar shfrytëzimi i tokës dhe a ka qenë i përshtatshëm që të merret ky vendim.

Ademaj sqaroi se kur është i papërshtatshëm një vendim për ekzekutim duke theksuar se “një vendim ose kontratë është i papërshtatshëm për ekzekutim në rast se bëhet fjalë ose zhvillohet procedurë për një pronë të caktuar me numër të caktuar dhe lokacion të caktuar, ndërsa nëse në vendim shkruhet gabim me qëllim ose pa qëllim një lokacion tjetër ose një numër tjetër ose prona është në hipotekë me leje të bankës- kredidhënësi”, tha në fund të deklarimit të tij Avni Ademaj.

Prokuroria Speciale në shkurt të vitit 2013 kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ish-drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Sadik Paqarrizit dhe ish-drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrit, Avni Ademaj.

Në aktakuzën e ngritur për shpërdorim të detyrës zyrtare ishin të përfshirë edhe ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit, Abdullah Tejeci, Minir Krasniqi dhe Kadri Ukimeri.

Ndaj këtij të fundit u pushua procedura penale pasi që i njëjti ka vdekur.

Trupi gjykues në përbërje nga gjyqtarët: Agim Ademi, kryetar dhe Naser Maliqi e Zyhdi Haziri anëtarë, vendosën që pasi ishte fundi i orarit të punës seanca për fjalën përfundimtare të shtyhet për më 17 dhjetor 2018. /kallxo.com

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending