Arkitekturë
Pesë shtëpitë ikonike që arkitektët dizajnuan për nënat e tyre

Një artikull i Blouinart.info trajton një temë interesantë për të cilën pak herë është folur. Artikulli mundohet të vë në pah rolin e nënave në dizajn, transmeton Ndërtimi.info.
Këtu janë disa nga shtëpitë më të famshme rreth botës që janë ndërtuar për nënat, nga arkitektë të ndryshëm.
E para është Rose Seidler House, Sydney (1950), e cila u konsiderua si mjaft kontraverse e cila nisi arkitekturën moderne në Australi, dhe ishte një ndër arsyet kryesorë që e shtyu Harry Seidler-in të zhvendosej në Australi, i cili në atë kohë ishte i diplomuar nga Universiteti i Harvardit dhe kishte krijuar një karrierë në New York.
Është e pamundur të nënvlerësohet rëndësia e kësaj shtëpie, e cila ende mban emrin e nënës së Seidler-it, në historinë e arkitekturës australiane. Shtëpia ishte përshkruar si një dizajn radikal për periferinë konservatore australiane: një shtëpi e vendosur lirshëm në mes të bllokut, me dritare në tavan, një çati të sheshtë, ndarës fleksibil në vend të mureve, një mur i gjallë modernist i pikturuar nga vetë Harry Seidler, etj.
Shtëpia e dytë është ajo e Robert dhe Rosalie Gwathmey (Vendbanim dhe Studio), Amagansett, New York (1966). Charles Gwathmeyishte 27 vjeç, i sapo diplomuar në shkollën e arkitekturës dhe ende nuk ishte arkitekt i kualifikuar kur e ndërtoi shtëpinë e vogël në Hamptons për prindërit e tij. Shtëpia kishte edhe një punëtori, përveç hapësirave banuese. E ndërtuar për vetëm 35 mijë dollarë dhe e projektuar me dimensione të rrepta të mbrojtura nga Le Corbusier, e bënë atë përfundimisht ndryshe nga arkitektura e shtëpive në qytetet e rrethinës.
Shtëpia u bë një ikonë, duke tërhequr vëmendjen e projektuesve të tjerë, shumë prej të cilëve e kopjuan. Disa vjet më vonë, kur Gwathmey po merrte provimin e tij profesional të licencimit, ai duhej t’i përgjigjej një pyetjeje rreth kësaj shtëpie.
Shtëpia u bë fryt i një revolucioni të vogël në Hamptons,. Pas vdekjes së prindërve të tij Charles Gwathmey u zhvendos në këtë shtëpi, e cila sot banohet nga një grua e vetme.
Shëpia e tretë është ajo e Vanna Venturi, Filadelfia (1964). Kjo shtëpi hyri në histori si ajo që theu modernizmin.
Ajo konsiderohet si puna e parë e postmodernizmit arkitekturor, rreth një dekadë para se stili të përhapet me të vërtetë.
Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e dashurisë së nënës. Në vitin 1959, kur Pater Venturi vdiq, dhe Vanna vendosi të zhvendosej në një vendbanim më të vogël, ajo kërkoi nga djali i saj, i cili në atë kohë ishte 34 vjeç dhe mësues në kolegj dhe ende nuk kishte përfunduar asnjë ndërtesë, një dizajn për një shtëpi të vogël. Ajo donte ta ndihmonte Robertin në karrierë, dhe kjo ishte pikërisht ajo që bëri.
Pesë vjet u deshën për projektimin e Shtëpisë së Vanna Venturit. Kur u përfundua, ishte një kolazh i elementëve modernist, asgjë si arkitektura që ishte parë. Kishte parime estetike të modernizmit si dritare horizontale dhe fasadë të thjeshtë, por ndërtesa përfshinte zbukurime në mënyra që e larguan atë nga modernizmi.
Dy vjet më vonë, Robert Venturi botoi librin e quajtur “Kompleksiteti dhe Kontradikta në Arkitekturë”, libër që do të vendoste parimet e arkitekturës postmoderne.
Shtëpia e katërt është Villa Le Lac në Corseaux të Zvicrës (1924) nga Le Corbusier.
Edhe Le Corbusier u desh të fillonte diku. Kjo shtëpi e vogël, e ndërtuar për prindërit e tij, ishte ndërtesa e parë moderne nga Le Corbusier në vendlindjen e tij, dhe një nga artikulimet e para të disa prej “pesë pikave” të tij për një arkitekturë të re. Villa Le Lac, është një “kuti” e vogël betoni në brigjet e liqenit të Gjenevës.
Prindërit e Le Corbusier hynë në shtëpi më 1924, por babai i tij jetoi aty vetëm për një vit. Por ajo u banua nga nëna e tij, Marie-Charlotte-Amélie Jeanneret, derisa vdiq në moshën 101-vjeçare, në vitin 1960.
Shtëpia e pestë në këtë listë është ajo e Jerome dhe Carolyn Meier House në Essex, New Jersey – (1965) nga Richard Meier.
Arkitekti richar Meier ndërtoi këtë shtëpi të vogël për prindërit e tij. Kjo nuk ishte puna e tij e parë pasi në këtë pikë ai tashmë kishte përfunduar një shtëpi plazhi në “Ishullin e Zjarrit”, por ishte shumë më e rëndësishme, sepse prindërit e tij i dhanë atij lirinë për të eksperimentuar me kombinimin e elementeve moderniste, një veçori që më vonë do të bëhej pikë dalluese në projektet e tij.
Prindërit, siç janë të gjithë prindërit, ishin të guximshëm dhe tolerantë. Ata madje ofruan për të blerë pothuajse të gjitha mobiljet e reja, për t’u përshtatur me shtëpinë, dhe i inkurajuar, Meier ka projektuar disa nga mobiljet e shtëpisë vetë, madje edhe ka pikturuar disa nga veprat e artit. Carolyn Meier e donte shumë shtëpinë.
“Nëna ime gjithnjë thoshte se gjithçka ishte e përsosur përveç një gjëje – nuk kishte mjaft dollapë”, thotë Meier.
