Aktuale
Diskutim e debat i ashpër për Planifikim Urban në Komunën e Prishtinës
Diskutimi publik për Planifikim Urban të Komunës së Prishtinës, nuk nisi mirë. Kryetarët e bashkësive lokale shprehën paknaqsinë e tyre lidhur me thirrjen që iu është bërë.
Ata kritikuan për njoftimin që kanë marrë si kryetar dhe jo si qytetarë, meqë siç u shprehen ata nëse do e dinin që janë ftuar qytetarët atëhere do të merrni shumë më shumë qytetarë, raporton Ndertimi.info.
Veç kësaj paknaqësi tjeter ishte edhe mosnjoftimi me planin dhe buxhetin e ndarë, sipas të pranishmëve, në menyrë siç janë shprehur ata nuk mund të diskutojnë pa pasur gjëra konkrete.
Megjithatë, Genc Bashota drejtori i Planifikimit Hapësinor dhe Zhvillimit Ekonomik ka thënë se ata kanë diskutime të përgjithshme që mbajnë çdo vit dhe se ky diskutim ka të bëjë me buxhetin të cilin e planifikojnë për vitin e ardhshëm.
“Ne si komunë në mënyrë transparente kërkojmë nga qytetarët që ky buxhet për vitin e ardhshëm të jetë më i kompletuar. Material me iu pru nuk mundemi se na nuk e dimë cilët qytetarë kanë me ardhë”, u shpreh drejtori Genc Bashota, raporton nga vendi i ngjarjes Ndertimi.info.
Ndërsa buxheti I planifikuar për Planifikim Urban është 625 mijë euro.
“625 mijë euro janë të planifikuara për Planifikim Urban. Kemi telashe me ligjin e planifikimit me një hartë zonale për planifikimin e qytetit. Kemi shumë zona të pazgjidhura për faj të ministries (MMPH) e cila po na mban peng për planifikimin e hartës zonale”, shtoi Bashota.
Qytetarët ishin të interesuar për të ditur se çka përfitojnë nga kjo hartë zonale për të cilën u tha se qytetarët përfitojnë qarkullim më të lehtë si në rrafsh urban po ashtu edhe në rrafsh lokal.
Bashota ka vazhduar duke thënë se harta zonale rregullon edhe blerjet e tokave të cilat qytetarët shpesh nuk mund t’i përdorin krejt për shkak të Ministrisë së Ambientit.
Adem Shabani nga fshati Llukar ka propozuar që të parashihet uji për fshatin Time që ka rreth 60 mijë banorë. Ai tutje ka thënë se të fillohet furnizimi i Times së Llukarit e Bardhoshit me furnizim me ujë.
Kërkesë tjeter ishte edhe marrja e pronave të komunës në Bardhosh të cilat janë uzurpuar, që të kthehen në çerdhe apo shkolla.
Gjithashtu u kërkua që të sigurohet ujë i pijshëm për banorët e Slivovës dhe rregullimi i kanalizimeve pasi që ujërat e zeza po derdhen në Liqenin e Badovcit.