Aktuale
Tragjedia e ndërtimit të digës Hoover, që la të vdekur të paktën 100 persona

Diga e betonit Hoover është një nga strukturat më fenomenale në historinë moderne, por që karakterizohet nga një histori e trishtë e ndërtimit. Rreth 100 punëtorë humbën jetën gjatë punimeve të saj, e disa prej tyre përflitet të jenë varrosur në fasadën e betonit të digës.
Hoover gjendet në kanonin e lumit Kolorado, mes Nevdës dhe Arizonës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një gjatësi rreth 379 metra, me trashësi 182 metra dhe lartësi 221 metra.
Diga është ndërtuar brenda pesë viteve me kosto prej 48.9 milionë dollarë. Ajo mbanë aq shumë sasi të ujit sa që deformoi koren e tokës dhe shkaktoi 600 tërmete të vogla dekada pas ndërtimit të saj.
Legjendat për vdekjen e punëtorëve a janë vetëm thashetheme apo ka edhe fakte?
Mbi 100 persona vdiqën gjatë ndërtimit të digës Hoover. Kjo tragjedi është konsideruar “fatalitet industrial” për të cilin familjet e të paktën 96 viktimave kanë marrë kompensim.
Jashtë këtyre 96 rasteve të vdekjeve, të pallogaritura kanë mbetur vdekjet e shumë punëtorëve që kanë humbur jetën nga pneumonia, për shkak të ekspozimit ndaj niveleve të larta të monoksidit të karbonit.
Ata që vdiqën nga pneumonia shpesh punonin me pajisje me benzinë në një zonë në 60 gradë celcius me kushte të pafavorshme e të paventiluara.
Formimi i blloqeve të betonit që krijuan Digën Hoover
Për të ndërtuar digën shtatë kova të mëdha të betonit me gjatësi dy metra dhe gjerësi 2 metra, kanë derdhur beton në forma të drejtëkëndëshit e katrorit në strukturat 7 metra me 7 metra deri tek ato 7 metra deri në 18 metra.
Rënia në beton e punëtorëve mund të bëhej një çështje shqetësuese por punëtorët mund të nxirreshin lehtësisht në shumë raste, përpara se të përforcohej betoni.
Trupat e shkatërruar janë një çështje arkitekturore
Në vitin 1933, W.A. Jameson e gjeti veten në vendin e gabuar gjatë kohës kur po bëhej derdhja e betonit. Kur betoni po zbrazej, rrëshqiti në njërën anë të digës dhe mbuloi Andersonin së bashku me një tjetër punëtor. Anderson nuk mbijetoi. Gjashtëmbëdhjetë orë pas aksidentit fatal, punëtorët hoqën trupin e tij nga vendi.
Punëtorët vazhdojnë të flasin për trupat e varrosur
Punëtorët jo vetëm që nuk arritën t’i grumbullonin saktë thashethemet për varrosjen e punëtorëve në strukturë të betonit gjatë ndërtimit të digës, por vetëm sa i përkeqësonin ato tregime.
Në vitin 1980, Todd King, një profesor i Universitetit të Nevadës, zhvilloi intervista me disa individë që punonin në digën Hoover për të mësuar të vërtetën sipas njohurive të tyre. Megjithëse ato dëshmi të treguara nga personat e moshuar nuk dukeshin shumë të besueshme, madje nuk kishte ndonjë dëshmitarë konkretë që kishte parë të varrosej ndonjë person gjatë ndërtimit.
Vdekjet për punëtorët e Hooverit për shumë persona konsiderohen akte heroike, e për disa edhe një gjë e mrekullueshme të bësh pushimin e fundit në një vend për të cilin ke punuar aq shumë.
Edhe pse nuk ka fakte se personat janë varrosur brenda digës, thashethemet për këto spekulime anjëherë nuk janë ndalur. Kjo çështje akoma vazhdon të ngjallë debat.
Diga u ndërtua gjatë viteve 1931 deri në vitin 1936, gjatë kohës kur president i SHBA-ve ishte Franklin Roosevelt./Ndërtimi.info/
