Aktuale
Hani i Elezit tek tash hap tender për inventarizim të shkollave
Edhe pse qe nevoja për furnizim me inventar të shkollave në Komunën e Hanit të Elezit, kjo e fundit tek tani kur kanë mbetur më pak se katër ditë për të nisur procesi mësimor hap tenderin për plotësuar këto nevoja.
Në njoftimin e hapjes së tenderit, e publikuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) kërkohen tavolina kompjuteri, 5 karrige pune për zyre me sistem hidraulik ulje-ngritje. Gjithashtu kërkohet, 30 karrige zyre për mësimdhënësit.
Tutje në kontratë është cekur edhe nevoja për perde për klase me garnishte, perde shirit për zyre me mekanizëm tërheqëse, perde për depo, si dhe tabela për tre klasa parafillore.
Furnizimi me këto pajisje do t’i kushtojë komunës 5 mijë e 680 euro.
Operatorët ekonomik të cilët synojnë marrjen e tenderit për këtë kontratë, afati i
Afati i fundit për pranim të tenderëve do të jetë 4 shtator, ora 14:00. Ndërsa, afati i fundit për pranim të kërkesave për dosjen e tenderit do të jetë 1 shtator (Dita e Kurban Bajramit) ora 14:00.
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Auto3 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë2 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë2 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?