Connect with us

Arkitekturë

(pa)Nevojshmëria e Xhamisë Qendrore

Published

on

Sipas Jan Gehl, “Ne i formësojmë qytetet dhe ato na formësojnë neve”.

Qyteti ështe strukturë urbane e krijuar nga njerëzit për t’i shërbyer po atyre. Zhvillimi i qytetit, hapësirat publike e ato private krijohen për të plotësuar kërkesat e çdo qytetari aktiv e pasiv brenda një qyteti, kërkesa të cilat përkthehen në plane zhvillimore-strategjike-rregulluese të qyteteve.

Shkruan: arch. Ibrahim Beqiri

Prishtina, por edhe qytetet e tjera të Kosovës përpilojnë plane “strategjike-zhvillimore-rregulluese” për qytetin por jo edhe për të gjithë qytetarët. Përveç shumë mangësive, jo-profesionalizmit dhe favorizimit të individëve të caktuar, ato janë edhe përjashtuese dhe neglizhuese ndaj kërkesave për rituale ditore që kanë komunitetet fetare, veçanarisht komuniteti Islam që përbën shumicën absolute. Kjo duket edhe më e çuditshme pasi që të gjitha qytetet e vjetra në Kosovë, e edhe Prishtina, u zhvilluan përreth dhe në emër të xhamive. Qytetet ende mbajnë për identitet disa nga xhamitë më të vjetra, më të mëdha e më të bukura në Ballkan e më tej. Ato luanin rolin kyç, duke koncentruar gjithë jetën publike të qytetit përreth tyre.

Në gjyshmën e shekullit të XX kjo ndryshoi. Në Prishtinë, xhamitë ani pse në vazhdimësi luajtën rol kyq në jetën publike, ato më nuk janë pjesë e Planeve Zhvillimore Urbane që nga ‘Plani Detal Urban’ i vitit 1956 e deri në këtë të fundit 2012-22. Xhamitë janë ndërtesa publike fillimisht dhe si të tilla duhet të trajtohen. Përjashtimi i xhamive nga ky term në emër të çfardo nocioni tjetër është padrejtësi shoqërore dhe institucionale përballë nevojës reale që ka për këtë lloj ndërtese, veçanarisht dy dekadat e fundit kur është rritur numëri i atyre që vizitojnë xhaminë gjatë ditës-javës.

Shkollat, çerdhe-kopshtet, qendrat mjekësore, gjykatat, qendrat sportive, etj., të gjitha këto janë ndërtesa shoqërore për të cilat rregullat përcaktojnë sasinë apo pozitën e tyre brenda qytetit. Afërsia e tyre me qytetarët përcaktohet nga nevoja për t’i vizituara këto shërbime gjatë ditës, javës, muajit apo vitit. Xhamia poashtu është ndërtesë publike e cila vizitohet pesë herë në ditë, rrjedhimisht ndërtesa publike më e vizituara gjatë ditës. Mirëpo, duke i’u referuar një hulumtimi që është bërë gjatë përpilimit të detyrës projektuese për Konkursin e Xhamisë Qendrore(2012), qyteti i Prishtinës ka një sipërfaqe prej 3,347.23 hektarësh dhe ka gjithsej 23 xhami aktive, të reja dhe të vjetra dhe tre të tjera të cilat janë të përkohshme.

Duke paramenduar rrezen optimale prej 500m, që konsiderohet si një rregull nga vendimet Islame për mbulimin e sipërfaqës nga një xhami, kuptojmë se 2,042.03 hektarë ose 61% e sipërfaqes së qytetit është e mbuluar. Prishtina ka akumuluar xhamitë kryesisht në pjesën e vjetër të saj. Kjo paraqet mbulimin e shumëfishtë të asaj zone me xhami kryesisht të vogla e të vjetra, duke e lënë pjesën tjetër të qytetit të pambuluar tërësisht. (Shih foton)

Në Prishtinë hapësira e përgjithshme e lutjeve të të gjitha xhamive brenda qytetit është 8,064.7m2  e mjaftueshme për 10,189 persona. Komuna e Prishtinës ka 200,000 banorë dhe duke supozuar një numër 170,000 pa banorët e fshatrave përreth, rezultojmë me: 16.7 banorë për një vend-falje në xhami. Kjo është duke shpërfillur frekuencën e lartë të njerëzve të vendeve të tjera që vijnë në qytet gjatë ditëve të punës.

Kjo analizë tregon se qyteti i Prishtinës është në një nevojë emergjente për ndërtimin e xhamive të reja në të gjitha lagjet e qytetit, e posaqërisht lagjet e reja. Kujtojmë që edhe në Lagjen ‘Kodrina’; një lagje me 20 hektarë dhe planifikim për të akomoduar mbi 20 mijë banor, Komuna e Prishtinës me bashkëpunëtorë përpiluan projekt-planin i cili parasheh të gjitha ndërtesat shoqërore (shtëpi e kulturës, qendra mjekësore, qerdhe, shkolla, qendër tregtare), përveç xhamisë. Duke parë kërkesat e shumta dhe situtatën e krijuar më herët me xhamitë në “Mati 1” dhe Veternik, një rishqyrtim i Institucionit Komunal për të paraparë një xhami në atë lagje do ishte një paraprirje për të plotësuar një kërkesë-problem që mund të lind posa të ndërtohet lagjja.

Ndërsa, Xhamia Qëndrore e Prishtinës nuk është ndërtesë vetëm për të shfaqur madhështinë e saj volumore në raport me zgjerimin e qytetit i cili la në hije monumentet fetare të cilat deri vonë ishin pikat dominuese-referuese në qytet, por është hapësira kryesore për kryerjen e ritualeve me theks ato javore – Namazi i Xhumasë. Ky ritual grumbullon nje numër më të madh të besimtarëve e që rrjedhimisht kërkon një hapësirë më të madhe. Kjo xhami do të mbulonte deri në një masë zonën qëndrore të qytetit e cila nuk ka as edhe një xhami të vetme. Xhamia duke u pozicionuar në lokacionin i cili është paraparë (Parkingu i Postës), bënë një lidhje në mes të dy prej lagjeve më të mëdha në qytet, Lagjja Dardania dhe Ulpijana.  Ndërsa, lokacioni (i mirë apo i keq) është përzgjedhja e Komunës së Prishtinë, prandaj e mira dhe e keqja është përgjegjësi vetëm e jona dhe e askujt tjetër.

Pas gjithë kësaj, pretendimi për panevojshmërinë e kësaj xhamie apo të ndonjë xhamie tjetër, assesi nuk buron nga analiza reale, prandaj çdo pretendim tjetër është arsyeshmërisht jo i shëndosh. Ndërsa, ideja për zhvendosjen e lokacionit të Xhamisë Qendrore në Zonën e Vjetër; ‘aty ku lindi Qyteti bashkë me xhamitë; tash e pesë shekuj; aty ku tashmë janë funksionale afër dhjetë xhami; në emër të krijimit të një “Qendre Islame” është një pretendim absulutisht jashtë çdo analize dhe arsyeje. Ky propozim mund të ngjajë me idenë për krijimin e një “Qendre Edukimi” afër shkollës “Elena Gjika” si shkolla më e vjetër në qytet, pjesë e së cilës do të ishin të gjitha shkollat fillore të qytetit në emër të gjallërimit të hapësirës, socializimit më të madh të fëmijëve… e çka jo tjetër. E palogjikshme apo jo?!!!

Krijimi i një “Qendre Islame” të tillë do të krijonte segregim (ndarje) sociale brenda qytetit. Zona e Vjetër do të njihej si “Zona e xhamive apo fetarëve”, ndërsa zona tjetër do jetë X apo Y zona. Kjo do te krijonte ndarje urbano-sociale brenda qytetit. Sado që këto dy zona do të tentohej të lidheshin me sheshe e parqe ato instiktivisht do të merrnin karaktere të ndryshme (të ndara). Pas disa viteve do të kishim një Shkup të dytë.

Prandaj, shpërndarja e përmbajtjeve shoqërore në të gjithë qytetin do e bënte Prishtinën një qytet më homogjen, më të njëtrajtshëm dhe më të përshtatshëm të jetohet për të gjithë qytetarët dhe në të gjithë zonat e tij./ndertimi

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending