Aktuale
Kjo kompani reagon ndaj ndërprerjes së punimeve për shkak të skeleve në ndërtesa

Për shkak të mungesës së skeleve mbrojtëse në punishtet e kompanive ndërtimore, sot Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS) në bashkëpunime me Inspektoratin e Punës, kanë ndërprerë punën e mbi 30 kompanive ndërtimore.
Për këtë vendim ka reaguar pronari i kompanisë “Driloni” Dalip Gashi të cilit që nga dje iu janë ndërprerë punimet.
Gashi e quan vendim rigoroz dhe se para se të merrej vendimi do të duhej të ishte mediale.
Ndërkohë që vendosja e skeleve mbrojtëse parashihet me Ligjin e Punës, Gashi nuk i kishte përdorur në punishtet e tij, meqë sipas tij furnizimi me to është i kushtueshëm por edhe vështirë për t’i siguruar në tregun kosovar.
“Po neve na kanë ndërprerë dje punimet. Ne jemi për me i përfillë rregullat dhe gjitha që janë të kërkuara sipas legjislaturës. Mirëpo kjo ish dashtë paraprakisht me qenë më mediale për informim më të madh të publikut. Ne kërkojm shkurt e shqip një afat më të gjatë për me u pajis me skele. Sot ne kemi potencuar se në tregun e Kosovës është shumë pak që ka skele. Ka e s’ka. Ne kemi kërkuar por nuk ka në treg. Por janë edhe të kushtueshme. E zëmë, ne si kompani ndoshta mundemi me i përballu financiarisht, por kompani tjera e kanë problem. Ka kompani që ballafaqohet me lloj-lloj sfida. Ne e kemi marrë një raport zyrtar me 12.10 se gjendja është stabile, është e mirë, janë evidentuar të metat, na kanë lëshu raport zyrtar. Me të 2-in.11 vjen për ndërprere të punimeve, një vendim tjetër ky. Tash nuk po e kuptojna pse”, tha Gashi.
Mospërfilljen e kritereve deri më tani Gashi po e hedh tek institucionet.
“Nëse flasim veç ndërtim që ne nuk jemi tu i përfill kriteret e rregullat kjo është si shkak i sensibilizimit ish dashtë shumë më herët me na kërku ose me na fol. Ne kërkojmë afat më të gjatë. Me këtë i kanë ndalë krejt punët, se tjerët janë që pajisen me dritare ata kanë puëntorë. AI që furnizon me bukë, ai tjetri që furnizon me naftë, ai që bënë suvatimin, instalimin do me thënë krejt janë lidhshmëri këto punë. E kanë ndalë industrinë e ndërtimit”, tha ai.
Gashi po kërkon afat shtesë për të siguruar skelet mbrojtëse, por që nuk ka konkretizuar afat e as se si do të mund t’i siguronte këto skele. Ai potencon se më këtë vendim po rrezikohen edhe punëtorët të largohen nga puna, në të cilën formë do të krijohet edhe asistencë sociale.
“Na kërkojmë afat më të gjatë. gojarisht në takimet që kemi pas më herët dhe që ka pas inspektim dhe na është lëshuar raporti zyrtar gojarisht na kanë thënë se vendimi për me u pajis me skele do të hyj në fuqi në vitin 2019. Dhe vetë inspektorët gjatë aksionit e kanë potencuar se nuk mund të ndërkrehen këto punë, se nuk mund të pajisen këta njerëz. Një gjendje sociale ka me u kriju. Është marrë masë shumë rigoroze dhe jo vetëm unë si ndërtues por nuk besoj një që ka me mujtë këtë me përfillë e vetmja gjë është me i largu punëtorët prej punës dhe për këtë asistencë sociale do të jenë vetë përgjegjës”, tha ai.
https://ndertimi.info/pa-skele-mbrojtese-pezullohet-puna-ne-mbi-30-vendpunishte-te-ndertimtarise/
