Aktuale
Zjarr i madh kaplon ndërtesën në SHBA [video]
Një shpërthim ka tronditur një ndërtesë në qendër të qytetit Hjuston në SHBA, me një zyrë që shpërthen në flakë sipas videos së dëshmitarit okular, shkruan the Independent, përcjell Ndertimi.info.
Një përdorues i Twitter-it me emrin Eliud Balderas postoi një video që tregon një ndërtesë që digjet duke derdhur tym të zi në qiell.
Stacioni lokal i ABC-së ka njoftuar se struktura të cilën e ka kapluar ky zjarr i madh strehon “Lone Star Legal Aid”, zyrë e cila ofron ndihmë ligjore falas. Llogaritë e mediave sociale të organizatës nuk përmendën zjarrin e madh, por vunë në dukje se shumë zyre në të gjithë Teksasin u mbyllën të hënën pasi një stuhi e fuqishme vazhdon ta godasë shtetin.
Mijëra njerëz janë zhvendosur ose bllokuar në shtëpitë e tyre, pasi uragani Harvey ka përmbytur Hjustonin. Donald Trump ka miratuar deklaratën e fatkeqësisë për Teksasin dhe Luizianën, e cila autorizon Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave për të mbikëqyrur përpjekjet për ndihmë.
Zyrtarët e Hjustonit po përpiqeshin të ndihmonin njerëzit të shpëtonin nga ujërat e përmbytura, duke apeluar publikisht të gjithë ata që kishin një varkë dhe ishin në gjendje të ndihmonin.
Next to my apartments 😔 we just heard an explosion!! 😔😔😔 @LStarLegal #explosion #houston #downtownhouston #HarveyStorm #harveyhouston pic.twitter.com/JZQGpewoab
— Eliud Balderas (@eliuditito) August 28, 2017
-
Infrastrukturë6 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë14 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë12 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë13 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë10 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Ambienti12 hours ago
Markat e njohura të modës “Zara” dhe “H&M” akuzohen për shpyllëzimin dhe grabitjen e tokava në Brazil
-
Aktuale8 hours ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Aktuale10 hours ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë