Aktuale
Kuvendi i Kosovës bën gati 230 mijë euro për renovim, ja çka do bëhet aty

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës do të rinovohet. Për renovimin e ndërtesës janë paparashikuar të jepen 230 mijë euro.
Kuvendi i Kosovës tashmë ka hapur edhe procedurat e prokurimit publik, shkruan Ndërtimi.info
Sipas njoftimit për hapjen e tenderi janë përshkruar edhe punët që do të bëhen aty.
Ndërhyrjet do të bëhen tek ballkonet, punë në fasadë te hyrja kryesore dhe anex, si dhe në renovim do të përfshihet edhe krahu “E”(lindje).
Sipas përshkrimit për punët që do të bëhet thuhet se do të bëhet demolomi i dyshemesë ekzistuese ku përfshihen të gjitha shtresa nivelizuese deri në beton si dhe barta deri në deponi të qytetit si dhe demolomi i llamarinës.
Tutje përshkruhet se do të bëhet furnizimi dhe punimi i gilinderave me lartësi h=100 centimetër nga profilet e aluminit me dimension 50x30x 1.8 milimetër. Ndërsa, hapësirat e brendshme duhet të punohen me qelq d=8 milimetër float kundër goditjeve.
Po ashtu do të ndërhyhet edhe te ballkonet ndër gardh, aty do të bëhet furnizimi dhe punimi i cokllës ndër gardh me profil të çelikut katror me dimension 100x80x3 milimetër, si dhe furnizim dhe punim i cokllës së ballkonit me granit artificial me trashësi d=12 dhe lartësi 200 milimetër.
Kurse, punimi i shtresës nivelizuese do të bëhet me shtresat e termoizolimit stripor N4 t=10 centimetër dhe estrihu me trashësi afërsisht t=5 centimetër, ku duhet pas parasysh shtrimin e laminatit me trashësi t=12 milimetër për barazimin e nivelit me dysheme në korridor.
Kurse punët në fasad te hyrja kryesore do të bëhet demolomi i brisoleve, demolomi i dritareve. Brenda objektit do të bëhet largimi i maskave të radiatorëve, largimi i radiatorëve dhe ngjyrosja e tyre. Ndërkaq në pjesën e jashtme do të bëhet largimi i alubondit përgjatë dritareve.
Aty duhet të suvatohen të gjitha sipërfaqet e dëmtuara (nga heqja e dritareve dhe dëmtimeve tjera) si dhe muret ekzistuese. Përfshirë edhe suvatimin e të gjitha hapësirave të dëmtuara në sipërfaqen e murit me Profi x10 dora e parë dhe dora e dytë Profix40, pozicion ky që duhet të realizohet menjëherë pas demolimit të instalimeve elektrike në çdo zyrë dhe korridor. Në përshkrim theksohet se nuk suvatohet e gjithë sipërfaqja, por vetëm kanalet e krijuara nga largimi i instalimeve.
Do të bëhet edhe geltimi i mureve në zyrë dhe në korridore si në zyra të caktuara.
Veç kësaj do të bëhet ngjyrosja e hapësirave të punuarave me glet me ngjyrë akril me dy shtresa, deri sa mos të ketë nuancë. Ngjyra do të bëhet sipas projektit.
Kërkohet që furnizimi dhe montimi i fasadës gjysmë-strukturale sipas ISO ose DIN Standardeve. Qelqi i fasadës është qelqi i kalitur me ngjyrë 6+16+6 milimetër me koeficient termik UG=1.7 ë/m2K. Këtu duhet të parashihen edhe skelet.
Në hyrje, dhe dalje të hapësirave të veçanta do të bëhet montimi i dyerve automatike, kualitetit i të cilave duhet të jetë me standard (CE).
Afati i fundit për dorëzim të dokumenteve për të ofertuar me këtë tender është 22 nëntori, ora 14:00 në zyrën e prokurimit N212 kati i II në Kuvendin e Kosovës.
Kriteri për dhënien e kontratës është tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.
