Connect with us

Aktuale

Kompania që dje ofroi 2,000 vende pune në Gjermani nuk ekziston fare

Published

on

Gjatë ditës së djeshme, gjithandej portaleve dhe rrjeteve sociale mund të shiheshin fotografi dhe video që shfaqnin mijëra qytetarë, të cilët të dëshpëruar me gjendjen në Kosovë, i’a kishin mësyer Shtëpisë së Kulturës në Prizren me shpresën se do t’u buzëqeshte fati dhe do të gjenin një vend pune në Gjermani.

Aty, një “kompani gjermane” po prezantonte 2,000 vende pune, kryesisht në fushën e aviacionit në aeroportin e Frankfurtit, dhe se sipas tyre ata kishin ardhur në Kosovë që për këto pozita të rekrutonin staf nga këtu.

E tëra kjo po tingëllonte si një tregim tepër i mirë, madje aq i mirë sa që vështirë të besohet. Prandaj EkonomiaSot i’u përvesh punës që të gjente të vërtetën prapa kësaj ndodhie.

Nga hulumtimi i deritanishëm i EkonomiaSot, del se premtimi për 2,000 vende pune është mashtrim, ndërsa “kompania gjermane” që ka prezantuar sot në Shtëpinë e Kulturës në Prizren është kompani fiktive, e cila nuk ekziston fare.

Për këtë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është duke u hetuar kjo kompani.

Ai tha se organet po merren me këtë çështje, por është ende herët të thuhet diçka. Ai nuk ka mohuar se me këtë po merret edhe Agjencia Kosova e Inteligjencës.

Shefi i ekzekutivit po ashtu ka thënë se nuk ka rrezik dhe se çdo lajm për migrim është i rrejshëm. Ai edhe njëherë ka thënë se deri në fund të vitit Kosova do të marrë një lajm të mirë për lëvizjen e lirë.

Me sa duket, qëllimi këtu është që qytetarëve fatkeq dhe të dëshpëruar për një vend pune në Gjermani, t’u mirren nga 1,800 euro (aq sa u tha se do të kushtojë aplikimi) dhe pastaj kompania që ka organizuar këtë ngjarje të zhduket nga faqja e dheut. Duke i lënë kështu “aplikantët” pa një adresë se ku mund të ankohen.

Cila është kompania që premton 2,000 vende pune në Gjermani, dhe kush qëndron prapa saj?

Në media me datën 23 tetor 2018 ishte publikuar lajmi se dy kompani në lidhje me ofertën për “2,000 vende pune”. Njëra është kompania gjermane “OBM Aviation”, e cila thuhet se ofron vendet e punës, si dhe kompania “BSB Aviation”, e cila me sa duket është partneri vendor.

Në bazë të hulumtimit të EkonomiaSot, del se kompania gjermane “OBM Aviation” nuk ekziston fare, kurse kompania vendore “BSB Aviation” del të jetë regjistruar tek më 23 tetor 2018, në të njejtën kohë kur mediat në Kosovë shkruajtën për të.

Kompania “BSB Aviation” është regjistruar në formën Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK), me kapital prej vetëm 1,000 euro, ndërsa pronar figuron të jetë një person i quajtur Bujar Berisha.

Ky lloj formati (SHPK) nënkupton se në rast të ndonjë padie eventuale nga palët e dëmtuara, maksimumi që të gjitha palët së bashku mund të marrin si dëmshpërblim është shuma totale prej 1,000 euro.

“OBM Aviation” – kompania fiktive

EkonomiaSot poashtu është interesuar që të mësojë se kush qëndron prapa kompanisë fiktive “OBM Aviation” që pretendon të jetë kompani gjermane.

Një kërkim në Google për këtë kompani tregon se në fakt ekziston një webfaqe me këtë emër obm-aviation.com, e cila në shikim të parë duket profesionale. Mirëpo pas një shfletimi më të thellë, kuptohet se në fakt faqja është e pa-kompletuar, e madje nuk ka as adresë të biznesit, dhe as nuk tregon se kush është pronari, gjë që normalisht këkrohet me ligj për të gjitha bizneset gjermane (Impressum).

Tek pjesa e kontaktit, si adresë e kompanisë figuron një qytet në Buffalo, SHBA. Ndërsa më poshtë shihet teksti latinisht, i cili zakonisht mund të gjendet në webfaqe të pa-kompletuara. Me fjalë tjera, pretendimi se kjo është kompani gjermane nuk qëndron.

 

Më tutje, mund të shihet se edhe vendet e punës që janë te reklamuara në faqen kryesore janë publikuar që 3 muaj më parë dhe nuk janë përditësuar kurrë më. Madje, në total figurojnë vetëm 4 vende të tilla, gjë që nuk është as afër numrit prej 2,000 vendeve të punës që pretendon t’i ketë kjo kompani.

Kompania e vërtetë që qëndron prapa “OBM Aviation”

Një kërkim mbi webfaqen e “OBM Aviation” tregon se ajo është krijuar vetëm 3 muaj më parë, pra me 18 korrik 2018, si dhe prapa saj qëndron një kompani tjetër, e cila kësaj radhe nuk është fiktive, e ajo është “Gate Training GmbH”.

Meqenëse kjo kompani ekziston me të vërtetë në Gjermani, sic e thamë më lartë, e ka për obligim që të tregojë edhe adresën dhe pronarin e kompanisë. Nga Impressum-i në faqen gate-training.de shihet se adresa e biznesit është Suderstrasse 73, Hamburg. Kurse si pronarë figurojnë Timo Fischer dhe Christian Scholdei-Kovac.

Kjo del të jetë një kompani që merret me ofrimin e trajnimeve dhe certifikimeve të ndryshme në fushën e aviacionit. E që me gjasë plani i tyre ka qenë që kosovarëve t’u premtojnë “vende të sigurta pune në Gjermani”, me kusht që këta fillimisht të paguajnë për kurse dhe trajnime të shtrentja që kjo kompani ofron. Dhe pasi t’i kenë mbledhur paratë nga punëkërkuesit e dëshpëruar, t’ia mbathin nga Kosova.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending