Aktuale
Banka Botërore e vë Kosovën poshtë për “LEJE NDËRTIMI”

Raporti i përvitshëm i Bankës Botërore “Të bërit biznes” është publikuar në fund të tetorit për vitin 2018.
Kosova radhitet si e 40-ta në tërë botën, nga 190 vende sa përfshihen në këtë raport, duke lëvizur 20 vende më lartë nga viti i kaluar. Kjo është konsideruar si sukses i madh nga Banka Botërore, pasi ajo thotë se Kosova është ndër 10 vendet me përformancë më të mirë.
“Kosova është në mesin e 10 ekonomive të mbarë botës që ka pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes”, thuhet në komunikatën e Bankës Botërore.
Mirëpo, brenda këtij raporti, kategori e veçantë është trajtimi i LEJEVE TË NDËRTIMT. Radhitja është e ligshtë. Kosova radhitet e 122-ta në botë. Nga 100 pikët e mundshme, Kosova ka kapur 63.72 sosh.
Qyteti që është marrë për shqyrtim është Prishtina me një shembull të një kompanie standard, ku do t’i kushtonte leja 166,811.80 euro.
Numri i procedurave në Kosovë është 15.
Kohëzgjatja e marrjes së lejës është 152 ditë.
Kosto është llogaritet me përqindje dhe është 5.8%.
Indeksi i kontrollit të kualitetit të ndërtimit nga 1-15 është 9.0.
Kosova radhitet e 10-ta në regjistrimin e një biznesi, e 12-ta në marrjen e kredisë, e 48-ta në tregtinë ndërkufitare, e 122 në trajtimin e lejeve të ndërtimit, e 89-ta në mbrojtjen e investitorëve me pjesëmarrje të vogël, e 106-ta në furnizimin me energji elektrike, e 49-ta në zbatimin e kontratave, e 45-ta në pagesën e tatimeve, e 34-ta në regjistrimin e pronës, dhe e 49-ta në zgjidhjen e rasteve të paaftësisë së pagesës.
