Arkitekturë
Anulohet projekti i Foster + Partners për aeroportin në Meksikë, publiku nuk e votuan

Pas zgjedhjes së tij disa muaj më parë, presidenti i tanishëm i zgjedhur i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador njoftoi se do të mbahet një referendum për të përcaktuar nëse qeveria duhet të vazhdojë me projektin e Foster + Partners dhe FR-EE të propozuar për Aeroportin Ndërkombëtar të Qytetit të Meksikos i cili përfshin një shumë prej 13 miliardë dollarësh.
Një votim publik për fatin e projektit u mbajt nga 25-28 tetor, duke i kërkuar qytetarëve që të përgjigjen në pyetjen: Duke pasur parasysh mbushjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Mexico City, cili opsion mendoni se do të jetë më i mirë për vendin? Dy opsionet e dhëna për votuesit ishin:
“Rikonstruktimi i aeroportit të tanishëm në Mexico City, Toluca dhe ndërtimi i dy pistave në bazën ajrore Santa Lucia”
“Vazhdimi i ndërtimit të aeroportit të ri në Texcoco dhe ndërprerja e operimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Meksikës”.
Vetëm 1 milion njerëz votuan (popullsia e vendit është rreth 131 milionë). 311,132 pjesëmarrës votuan për aeroportin e ri (opsioni Texcoco) dhe 748,335 votuan për të rinovuar aeroportin ekzistues.
Kjo polemikë vjen në mes të faktit se ndërtimi kishte filluar tashmë në aeroportin e ri dhe se pritej të hapej në vitin 2020. Nuk është e qartë se sa para janë shpenzuar për projektin, por pyetjet në lidhje me efikasitetin e klostos për rezultatin në fund tashmë veçse kanë filluar.
Pas votimit, presidenti i sapo zgjedhur publikisht miratoi projektin Santa Lucia (opsioni i rinovimit, i renditur i pari në votimin publik), duke theksuar se aeroporti aktual do të përmirësohet dhe Aeroporti i Toluca do të riaktivizohet.
https://www.facebook.com/FREEFernandoRomero/videos/289513221864976/
