Aktuale
Peter Zumthor: Ne mund të bëjmë shumë për ta mbrojtur mjedisin

Raporti i Kombeve të Bashkuara se nëse nuk shmangen nivelet katstrofike të grohjes globale deri në vitin 2030, pasojat mund të jenë fatale, ka shkaktuar panik për shumë persona.
Shumë arkitektë çdo ditë po përpiqen të sjellin dizajne sa më inovative për të parandaluar këto ndryshime dramatike të klimes.
Edhe arkitekti i njohur Peter Zumthor, thotë se duke projektuar ndërtesa që zgjasin me shekuj e jo dekada mund të luftohen ndryshimet klimatike, ndonëse fuqia e arkitektëve është e kufizuar, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Arkitekti zviceran tregoi se për të kontribuar në këtë çështje, e kishte plan që një kohë të gjatë por që nuk ndeju se kishte fuqi për të bërë ndërmarrë ndonjë veprim konkret.
“Unë jam i vetëdijshëm për këto gjëra dhe mund të bëj shumë. Mendoj se problmi kryesor qëndron tek përzgjedhja e materialeve. Materialet që po përdorim aktualisht po ndikojnë mjaft shumë në shkatërrim. Të gjitha materialet janë shumë bazike si: druri, guri, çeliku”, u shpreh ai.
Arkitekti i njohur tha se një tjetër hap që po e ndjek është shmangia e projekteve komerciale dhe fluturimeve në mënyrë që të mund të kontribuojë në këtë çështje.
Peter Zumthor është i njohur për projektet e tij ndërkombëtare dhe gjatë karrierës është shpërblyer me çmime prestigjioze si “Praemium Imperiale” në vitin 2008 dhe medaljen e artë “RIBA” në vitin 2013.
Deri më tani asnjë nga projektet që ai i ka realizuar nuk janë prishur apo dëmtuar./Ndërtimi.info/
