Aktuale
Opozita e shpalli non-grata, Mbretëresha e Danimarkës nderon arkitektin Bjarke Ingels

Mbretëresha e Danimarkës nderoi dje arkitektin e Teatrit të Ri me titullin Kalorës i Kryqit për merita në shërbim civil e kontribute në art dhe shkencë. Arkitekti danez, Bjarke Ingels, që ka projektuar disa prej ndërtesave më të bukura në botë, është një nga më të vlerësuarit. Disa muaj më parë kreu i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar se do ta shpallë “non-grata”, Bjarke Ingels, pasi po merr pjesë në një aferë korrptive.
“Për të kuptuar sa pa sens është “haxhi-qamilizmi” i disave me “persona non-grata” e histeri pa mend, Mbretëresha e Danimarkës sapo nderoi arkitektin e @TeatriRi me titullin Kalorës i Kryqit për merita në shërbim civil e kontribute në art & shkencë”, shkruan Veliaj.
Arkitekti danez, Bjarke Ingels, është projektuesi i Teatrit Kombëtar në kryeqytet.
Themelues dhe partner i “Bjarke Ingels Grou”p (BIG), 43- vjeçari vlerësohet për konceptet sociale në arkitekturën e tij. Studio e Bjarke Ingels numëron një staf prej 400 personash.
Ai ka ndërtuar një sërë objektesh, që i kanë dhënë emër në botë. Bjarke Ingels ka projektuar “Two World Trade Center” në Nju Jork, ndërsa në vitin 2017 ai dhe kompania e tij ishte në qendër të një dokumentari të quajtur “Big Time”. Midis punëve të tij të shumta
është dhe kompleksi i ri i zyrave të “Google”, apo “Eurocity” në Francë. Një ndër veprat më të bukura pritet që të jetë edhe ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, dizenjimi i të cilit është besuar pikërisht Bjarke Ingels Group.
