Featured
Prishtina bëhet me një xhami dhe dy kisha (Dokument)
Ka filluar ndërtimi i një xhamie dhe rindërtimi i një kishe në Prishtinë ndërsa së shpejti pritet të fillojë edhe ndërtimi i një kishe tjetër
Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje të ndërtimit për ndërtimin e një xhamie në fshatin Sharabn. Po ashtu ka dhënë lejë për rindërtim të objektit edhe Kishës Pentakostale të Krishtit në lagjen “Dodona”, shkruan lajmi.net, përcjellë Ndërtimi.info.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nxjerr vendim edhe për lirimin nga pagesa e taksës administrative për ndërtimin e Kishës Protestante “Bashkësia ungjillore e Mesisë”, e cila pritet të ndërtohet në Sofali.
“Ndërtimi i ndërtesës fetare xhamisë, me etazhitet P+ 1, ne fshatin Sharban, Komuna e Prishtinës, gjegjësisht ne kuadër te parcelës kadastrale nr. 301-2, e evidentuar ne certifikatën e njësisë kadastrale P-71912083-00301-2, Zona Kadastrale Sharban”, thuhet në lejen e ndërtimit për këtë objekt.
Ndërkaq, projektit kryesor për ndërtesën e ka bërë kompania A.I.D.”Archides”, me ekipin projektues: Projektin e Arkitekturës Gezim Baholli, i.d.a. dhe Vlora Rama Baholli i.d.a; Projektin e Strukturës Burim Ismaili, i.d.n; Projektin e Instalimeve elektrike Ismet Abazi, I.d.e.
Sipas projektit kryesor te prezantuar, sipërfaqja e tërësishme ndërtimore e xhamisë, e lejuar për ndërtim, është 144.90 m2 , prej tyre 108.40 m2 janë sipërfaqe ne përdhese dhe 34m2, janë sipërfaqe ne katin e pare, ndërsa minareja ka sipërfaqe ne baze prej 2.50m2.
Ndërsa, kryetari Ahmeti para disa ditësh ka nxjerr vendim për drejtoinë e Urbanizimit që ta lirojë nga taksat Kishën Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”. Në këtë vendim thuhet se lirimi nga taksa për leje ndërtimore ka të beje me ndërtimin kadastrale 11,0-2, 110-4, 1,55-2, 155-4 dhe 155-20 ZK Sofali,për nevojat e Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”. Parcelat ku do te ndërtohet objekti janë në pronësi të Kishës./Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login