Connect with us

Aktuale

Të injoruara, të mashtruara e të shuara: Skandali i grave të padukshme të arkitekturës

Published

on

Ato janë ndër arkitektet më të talentuara të kohës sonë. Megjithatë, meritat, lavdërimet e çmimet kanë kaluar tek njerëz të tjerë.

“The Guardian” ka publikuar një artikull rreth grave të suksesshme, që kanë qenë inspirim për shumë breza, por që kanë mbetur “të padukshme” për nga meritat. Njihuni me gratë që janë lodhur nga të qenurit jashtë historisë.

Image result for denise scott brown and

Denise Scott Brown ishte profesoreshë e  asociuar kur u martua me Robert Venturin në vitin 1967. Ajo kishte kryer studimet në universitetet e Pensilvanisë e të Berkeleyt dhe inicioi programin e parë në shkollën e re të arkitekturës në Universitetin e Kalifornisë. Ajo kishte një rekord të konsiderueshëm të botimeve, studentë entuziast dhe respektin e kolegëve të saj, transmeton Ndërtimi.info.

Shenja e parë që martesa ia kishte ndryshuar gjërat erdhi kur një arkitekt, rishikoi punën e saj dhe i tha: “Ne në zyrë mendojmë se Bob po shkruan, duke përdorur emrin tënd.”

Ky ishte vetëm  një tregues i asaj me të cilën do të ballafaqohej përgjatë gjithë karrierës. Scott Brown për shumë persona njihej vetëm si gruaja e arkitektit të famshëm postmodern Bob Venturi, i cili vdiq muaj më parë, e me të cilin e kishe ndarë gjysmën e jetës, një arkitetkt dhe intelektual i njohur që me veprat e tij ndryshoi botën.

Kur Scott tregoi në esenë e saj të vitit 1989, Seksizmit dhe Sistemit “Yll” në Arkitekturë,  se u la jashtë shumë darkave e intervistave të punës “sepse nuk po i ftojmë gratë”, e ndjekur nga fjali të tilla si “Edhe ju jeni arkitekte”, kulmi i ngjarjes ishte kur juria i dha shpërblimin “Pritzker” vetëm për Venturin, në vitin 1991.

Në vitin 2013, dy studentë në Shkollën e Harvardit në fushën e  Dizajnit filluan një peticion online për të kërkuar që kontributi i saj të njihej. Tani peticioni  ka më shumë se 20.000 nënshkrime.

“Ata nuk më kanë borxh mua një çmim Pritzker, por një ceremoni të përfshirjes në Pritzker,” tha Scott Brown.

Ky muaj shënon një rregullim të vogël të gabimeve të së kaluarës, pasi Denise Scott Brown, tani 87 vjeç, do të fitojë medaljen e Soane 2018.  Ky çmim ndahet për arkitektët e mëdhenj që kanë kontribuar shumë në këtë fushë.

Scott Brown nuk është e vetmja. Një maskë e padukshmërisë thellë e institucionalizuar i ka fshehur gratë gjatë partneriteteve të suksesshme arkitektonike.

Image result for Patty HopkinsPatty Hopkins, bashkë-themeluesja e “Architects of Hopkins”, u fsheh mjaft mirë nga historia kur ajo u fotografua nga një grup arkitektësh të teknologjisë hi-tech për të promovuar serinë e BBC 2014, “The Brits Who Built the Modern World”.

Gjithashtu edhe suksesi global i Daniel Libeskind, i detyrohet në masë të madhe gruas së tij, Nina, një negociatore politike që ka trajtuar çdo aspekt të menaxhimit të kompanisë.

 

Edhe artistja holandez Madelon Vriesendorp ka qenë shumë e mësuar me mungesën e meritave për gratë e arkitektëve të famshëm.

Image result for Madelon Vriesendorp

Në fillim të viteve ’70, kur ajo u shpërngul në Nju Jork me burrin e saj, Rem Koolhaas, filloi të pikturoi një sërë imazhesh të frymëzuara nga arkitektura e Manhatanit. Pamjet e ëmbla të imazheve si Statuja e Lirisë e shumë projekte tjera, do të merrnin një mitologji të vetën.

Punimet e  Vriesendrp u përdorën në kopertina të librave të tjerë pa leje dhe u kapën në retrospektivë si “të porositura nga Zyra për Arkitekturën Metropolitane”.

“Unë nuk dua të bëj një bujë, Por ka pasur shumë gabime historike, të cilat vazhdojnë të përsëriten” ka thënë ajo.

Vriesendrp theksoi se e shpeshtë dhe tinëzake është mënyra se si gratë shpërfillen, nuk përmenden në shkrime dhe janë të padukshme në sy të të tjerëve.

Këto gra ishin ato që më shtynë të iniciojë një lëvizje për fuqizimin tonë dhe për njohjen e punës sonë.

Megjithëkëtë duhet ndjekur akoma një rrugë të gjatë përpara se arkitektura të arrijë tek diçka si barazia./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending