Aktuale
Ahmeti e Haradinaj diskutojnë për projektet e mëdha të Prishtinës

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i premtoi këtij të fundit, mbështetjen e Qeverisë që udhëheq.
Kreu i ekzekutivit tha se Qeveria do të përkrah kryeqytetit pa asnjë kush, pa asnjë kalkulim, duke shtuar se të gjitha komunat në vend do të marrin mbështetjen e Qeverisë pa marrë parasysh se cila parti udhëheq me to.
“Do të përkrahim pa marrë parasysh paritë do të përkrahim. Nuk ka ndryshuar asgjë, për përkrahjen që qeveria i jem komunës. Kemi punë gjatë zbatimit edhe ne si Qeveri. Qeveria pa asnjë kusht pa asnjë kalkulim do të përkrahim komunë”.
Ndërsa Ahmeti, tha se partia që ai udhëheq, nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket rrëzimit të Qeverisë. Ahmeti edhe pse falënderoi Qeverinë për mbështetjen, tha se partia që udhëheq ka ofruar votat për rrëzimin e Qeverisë ngase nuk pajtohet me shumë politika të saj.
Madje kreu i Prishtinës tha se ka kërkuar sqarime nga Haradinaj lidhur me dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.
“Ne nuk kemi ndërruar qëndrim, nuk pajtohemi me shumë politika të kësaj qeveria. Kryeministri ka vizituar edhe komuna që nuk janë të partisë së tij, deri sa te rrëzojmë e kem kryeministër. Do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe duhet t’i korrigjojmë punët për qytetarët”.
“Falënderojë Qeverinë për ndihmën që po i bënë komunës së Prishtinës. Edhe pse mund tokemi mos pajtime, besoj që ky koordinim do të vazhdojë. Do të kemi diskutime si Qeveria dhe Komuna mos të shihen si armiq, por si institucione që punojnë për jetën e qytetarëve”.
Pas takimit me Ahmetin, Haradinaj nëpërmjet një postimi në profilin e tij facebook ka shkruar për ndihmat që i dha Prishtinës.
Më poshtë, gjeni zgjidhjen e problemeve që Haradinaj thotë kanë zgjidhur:
– Kemi miratuar Ligjin për Prishtinës dhe tani në planin 2019 – 2021 kryeqyteti merr mbi 34 milionë euro më shumë.
– Me vendim të Qeverisë i kemi dhënë Prishtinës Pallatin e Rinisë
– I kemi dhënë Prishtinës, Sallën Koncertale, aq e nevojshme për komunitetin e kulturës në vend dhe që kap vlerën mbi 10 milionë euro.
– E kemi mbështet projektin e Unazës së Kryeqytetit që kap vlerën mbi 60 milionë euro.
– Kemi përkrahur zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore për qytetin e Prishtinës.
– Kemi ofruar hapësirën për One Stop Shop – Qendra e shërbimeve, aq e rëndësishme për të bërit biznes.
“Për Prishtinën do të punojmë edhe në vitin tjetër dhe në çdo vit angazhimi që e kemi në krye të Qeverisë. Këtë ia thashë edhe Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti pas vizitës në Komunën e Prishtinës. Projektet me rëndësi jetike për kryeqytetin dhe për vendin do ta kenë gjithmonë vëmendjen dhe angazhimin tonë”, ka shkruar Haradinaj.
