Aktuale
Rivendosja e brutalizmit polak: Zbuloni emblemat e komunizmit

Të zhveshësh një qytet nga arkitektura e saj do të thotë ta fshish tërësisht historinë e saj. Përkundër komenteve negative të publikut për brutalizmin, epoka brutaliste në arkitekturë shpesh shkonte për krah me lëvizjet politike që premtonin një vizion eglitarian (mbështetja e idesë se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe duhet të kenë të drejtat dhe mundësitë e barabarta), në Poloninë post-Staliniste.
Ajo që tani mund të duket e ashpër dhe e padurueshme, fillimisht ishte gjithçka tjetër veçse ndërtesa që sot mbajnë një vlerësim për trashëgiminë e tyre dhe një barrë të kujtimeve të padëshiruara, shkruan “Arch Daily”, transmeton Ndërtimi.info.
Në një artikull të publikuar së fundmi në “New York Times” nga shkrimtari dhe gazetari indo-amerikan Akash Kapur dokumentohet vizita e tij në Poloni, duke i sjellë lexuesve përvojat dhe vërejtjet e përgjigjes komplekse ndaj arkitekturës polake.
Më shumë se ndryshim i shijeve, ndërtesat në Poloni shfaqin historinë e saj të gjatë të pushtimit, gjenocidit dhe okupimit.
Pas Luftës së Dytë Botërore, arkitektura ishte bërë praktikë utilitare. Zgjidhje të lira dhe të shpejta duke përdorur beton, çelik dhe xham ishin zëvendësues të zakonshëm për dizajnin, duke kundërshtuar ashpër homologët mesjetarë të qytetit.
Përhapja e shpejtë e lëvizjes brutaliste në Poloni ishte dëshmi se ajo ishte një simbol i modernizmit dhe një kundërshtim ndaj kapitalizmit perëndimor.
Deri në vitet 1990, shkëlqimi ishte zhdukur nga ideologjia dhe ndërtesat. Komunizmi ishte një kujtim i keq dhe trashëgimia e tij arkitekturore frymëzoi, në të mirë ambivalencën. Edhe sot, shumë polakë diskutojnë për cilësinë e dobët dhe pandërgjegjshmërinë e ndërtesave: reflektimet gri dhe të pangopura të një epoke po aq të zymtë.
Si përgjigje ndaj realizmit socialist të Stalinit, i përbërë nga stili barok dhe gotik siç shihet në Pallatin e Kulturës dhe Shkencës në Varshavë, fasada e drejtë dhe e zhveshur ishte një formë e çlirimit për arkitektët e vendit. Kjo rezultoi në krijimin e ndërtesave të tilla si kulla 20-katëshe “Smolna 8” së bashku me “Bunkier Sztuki Gallery” dhe arenën “Spodek”.
Antipatia e publikut për këtë arkitekturë brutaliste rrjedh nga sjellja e saj shtypëse dhe e zymtë; me buxhet të kufizuar, që përdori më pak materiale të qëndrueshme, duke rezultuar kështu në jetë-shkurtësinë e tyre dhe mungesën e duhur të mirëmbajtjes.
Gati tridhjetë vjet më vonë, shumë nga brezi i tanishëm i është larguar disi përvojave të komunizmit dhe nuk ka miratuar qëndrimet e të vjetërve në lidhje me trashëgiminë e historisë së tyre dhe arkitekturën e saj.
Njerëzit të cilët hodhën poshtë historinë e tyre për ëndrrën amerikane, tani i konsiderojnë kullat e tyre brutaliste si “më të gjalla” teksa trashëgimia çdo herë e më shumë po mbart peshën e personave që synojnë ta përdorin projektimin si mjet për “një të mirë më të madhe”./Ndërtimi.info/
