Arkitekturë
Plani ambicioz i Londrës: Shndërrimi i gjysmës së Qendrës Historike, në një vend pa makina

Dhjetëra qytete anembanë botës po punojnë shpejt për të lëvizur drejt një qëllimi të përbashkët, që është reduktimi i mjeteve motorike. Londra ka hartuar një plan për ta shndërruar gjysmën e Qendrës Historike të saj, të njohur si “Sheshi Mile” -në një vend pa makina.
Sipas një strategjie të re të transportit, të propozuar nga Bashkia e Qytetit të Londrës, qyteti do të caktonte gjysmën e këtyre shesheve “Square Mile” në vende me “përparësi për këmbësorë”, që do të thotë se të gjitha automjetet motorike do të ndaloheshin, përveç atyre që sigurojnë qasje për personat me aftësi të kufizuara ose për të moshuarit, shkruan “Curbed”, transmeton Ndërtimi.info.
“‘Sheshi Mile’ është një vend unik për të udhëtuar, prandaj propozimet radikale janë të nevojshme për të mbështetur të ardhmen e kësaj qendre biznesi dhe qendre kulturore të njohur botërisht”, u shpreh Chris Hayward, kryetar i Departamentit të Planifikimit dhe Transportit të Qytetit, në një deklaratë.
Biçikletat sipas planit më të ri do të shndërrohen në mjetin më të përdorur.
Në vitin 2016, Londra ndau rreth një miliardë dollarë për infrastrukturën për biçikleta, përfshirë zgjerimin e rrjetit të autostradave të çiklizmit.
Përveç zonës pa makinë, qendra e qytetit do të zbatonte një kufi të shpejtësisë rreth 24 kilometra në orë – shumë më i ulët se shumica e qyteteve të tjera të cilat kanë shpejtësinë në 40 ose 45 kilometra në orë.
Ky ndryshim do të ishte më drastik nga perspektiva e sigurisë rrugore, pasi shpejtësia është fajësuar si faktor kryesorë për vdekjen e njerëzve.
Bashkia e Qytetit të Londrës do të dënonte automjetet që hyjnë në qendrën e qytetit dhe paratë e dënimeve do të përdoreshin për përmirësimin e infrastrukturë për biçikleta dhe transportin publik.
“Kryetari i Bashkisë së Londrës ka vendosur një vizion të guximshëm për të trajtuar ndotjen e ajrit në kryeqytet dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, është shprehur CEO Dara Khosroëshahi.
Një propozim itillë nuk ka ardhur papritur. Në fillim të vitit, strategjia e transportit të krye-bashkiakut Sadiq Khan përvijoi qëllimet për ta bërë Londrën një qytet “ku ecja, çiklizmi dhe transporti publik i gjelbër do të bëheshin zgjedhjet më tërheqëse dhe praktike për shumicën e udhëtimeve”.
Vizioni i Londrës përveç që do të përmirësonte cilësinë e ajrit, do të linte gjurmë të mëdha në luftën për ndryshimet klimatike./Ndërtimi.info/
