Arkitekturë
Fillojnë punimet për transformimin e Muzeut Historik Kombëtar

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro duket se është e vetmja që sot ka përkujtuar 37 vjetorin e përurimit të godinës së Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa ka dhënë dhe lajmin se një grup ekspertësh është ngritur për ta rikonceptuar këtë ndërtesë, për ta ndryshuar dhe për t’i ofruar vizitorëve një mjedis që i përshtatet kohë dhe që ofron shumë më tepër se sot.
Ja çfarë shkruan Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro:
Postimi i plotë i ministres, Mirela Kumbaro:
37 vjet pasi u ndërtua si nje pasuri shume e rëndësishme kombëtare
Kemi nisur punën për ta rimenduar si një itinerar i se shkuares qe duhet t’i ase te sotmes, por dhe te njohe gjuhen e se ardhmes
Për këtë muzeu duhet te demokratizohet, t’i hapet qytetit, te komunikoje me sheshin dhe sidomos te mos jete vetëm një fasade qe shërben si fondal për te bere foto.
Respekt dhe mirënjohje
Si sot, 37 vjet më parë u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar
Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnograsë, hartograsë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës drejtohej nga personalitete të shquara si, Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Skënder Anamali, Emin Riza, Burhan Çiraku, Kleanthi Dedi, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Enver Faja, Nina Shehu, Vilson Kilica, Fatmir Haxhiu, Myrteza Fushekati, Met Deliu, Aleksander Meksi etj.
Muzetë historikë kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme. Por muzetë dallojnë nga ajo çka jep historia e shkruar, pasi për një muze gjuha e të shprehurit janë objektet muzeore të ekspozuara, shoqëruar me të dhënat për to. Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke lluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.
