Connect with us

Featured

Kulla e Pizës dhe zbulimi i arsyes së pjerrtësisë

Published

on

 

Kulla e Pizës, që gjendet në qytetin e Pizës në Itali, është një prej objekteve më interesante që shpesh mund ta gjejmë në lista të tilla si “Mrekullitë e botës“. Ndonëse ndërtimi i saj ishte paraparë që të jetë si çdo objekt tjetër, vetë pjerrtësia e saj e bëri të jetë kaq e veçantë.

Lartësia e kullës është 55, 86 m nga toka në anën më të ulët dhe 56, 70 m në anën më të lartë. Gjerësia e murit në bazë është 4,09 m dhe në krye 2,48 m. Pesha e saj është vlerësuar 16 000 ton. Kulla ka 294 ose 296 hapa, kati i shtatë ka 2 hapa me pak ne veri.

Ndërtimi i kësaj kulle zgjati  pothuajse dy shekuj, ku lufta dhe trazira sociale  u zhytën në ndërtim e që ndanë ndërtimin  në tre  faza të ndërtimit. Animi i dukshëm u vë re gjatë fazës fillestare të ndërtimit në vitin 1173. Inxhinierët u përpoqën për të kompensuar për këtë  anim duke bërë kolonat dhe harqet e katit  të tretë pak më të gjatë në anën fundosjes; Megjithatë, trazirat politike ndaluan ndërtimin përpara se të mund të vazhdonin në katin e katërt. Më pas vazhduan përshtatjet shtesë për katin e pestë dhe të gjashtë, mirëpo ndërtimi u ndal përsëri përsërit përpara së të vazhdonin me katin e shtatë.

Kulla është përfunduar në vitin 1372  ku u bë një përpjekje finale për të kompensuar pjerrtësinë. Pavarësisht përpjekjeve për ta korrigjuar përkulja vazhdoi të përkeqësohet gjatë shekujve. Monitorimi i kujdesshëm filloi në vitin 1991  kur matjet zbuluan se maja e kullës ishte në të vërtetë duke lëvizur ne një shkallë prej rreth 0.05 inç në vit.

Shkaku i saktë i animit nuk u kuptua plotësisht deri në vitin 2001, kur u përfundua një përpjekje serioze e stabilizimit (e cila filloi në vitet 1990). Ishte e njohur para fillimit të kësaj përpjekje të  stabilizimi që kulla ishte ndërtuar mbi një bazë të papërshtatshme (e cila ishte vetëm 3 metra e trashë). Ajo u ndërtua në tokë shumë të butë ku  studimi i nëntokës zbuloi një material të ndërthurur me argjilë të larë me ujëra nëntokësore. Para se të niste punë për restaurimin e kullës e kryer mes viteve 1990-2001, kulla kishte një pjerrësi prej 5,5 gradë, kurse pas përfundimit të punës ajo qëndron ne një pjerrësi prej 3.99 gradë.

Pjerrtësia vazhdon të monitorohet çdo ditë dhe është  bërë  e ditur se kulla nuk u zhvendos fare në mes të viteve 2003 dhe 2009. Kjo është hera e parë në historinë e saj se lëvizja e kullës ka pushuar plotësisht. Kështu, kulla është konsideruar më e sigurt se kurrë, dhe vazhdon të mbetet atraksion turistikë. Padyshim fotografitë kinse duke e mbajtur atë të mos bie janë të pashmnagshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending