Arkitekturë
Zaha-mania dhe Xhamia Qendrore e Prishtinës

“Arkitektura është arti dhe shkenca që siguron se qytetet dhe ndërtesat tona përshtaten me mënyrën se si ne duam të jetojmë jetën tonë. Është manifestim fizik i shoqërisë sonë”, thotë Bjarke Ingels, njëri nga arkitektët më të mirë të kohëve të fundit.
Shkruan: arch. Ibrahim Beqiri
Arkitektura nuk është vetëm ‘e bukura’. Pjesë e saj përbërëse është edhe dimensioni social, funksional, ekonomik, historik, kulturor, etj. Një projekt kualitativ arrihet duke bërë kombinimin e të gjitha këtyre aspekteve. Mirëpo, kombinimi nuk nënkupton që të gjitha të kenë raport të drejtë me njëra-tjetrën. Situata reale është ajo e cila determinon se cili nga dimensionet duhet të ketë rëndësinë më të madhe.
Në po këtë situatë gjendet dhe propozimi në lidhje me Xhaminë Qendrore të Prishtinës. Ajo më shumë afron aspektet e domosdoshmërisë sociale, asektet finaciare, ekonomike e kulturore se atë estetik, pavarësisht se ajo ka fuqinë e reprezantimit shoqëror.
Se propozimi të cilin solli Zaha Hadid në konkursin e organizuar më 2012 nga BIRK ofron zgjidhjen ideale në situatën që ndodhemi do të duhej të bëhej pas disa analizave të gjendjes reale.
Zaha Hadid solli ‘revulucion’ në mënyrën e të menduarit, jetuarit dhe të dizajnit-arkitekturës. Stili i saj aq është i bukur edhe kontravers në të njëtën kohë. Si i tillë ka sjellë konfrontime të mëdha në mes të atyre që vlerësojnë, ngrisin dhe lavdërojnë punën e saj dhe të atyrë që ashpër e kundershtojnë këtë frymë. E tillë ishte edhe në rastin e Xhamisë Qendore në Prishtinë. Një tendecë për të interpretuar xhamitë tradicionale, kuturën dhe historinë tone por duke iu referuar bashkohorës si trend, apo thënë më mire stilit-brendit te saj.
Zaha është e madhe, aq sa është edhe puna dhe kontributi i saj që ka dhënë në arkitekturë. Stili i saj tejkalon bashkohorën, është stil i së ardhmës. Duke qene e tillë, nje projekti i kësaj natyre është jashtëzakonisht jo i barazvlefshëm me kulturën dhe zhvillimin e arkitekurës së qyteteve tona. Stil i cili është jo i barazvlefshëm me mentalitetin tonë, stilin e të jetuarit dhe të menduarit. Nje projekt i Zaha Hadid është leht të bëhet ikona e qytetit dhe e turizmit më të madh në Seul, Vienë, Dubai e kudo tjeter në botën e zhvillua. Qytete në të cilat arkitektura ka nivelin e finesave e jo të domosdoshmërisë si është rasti me Xhaminë.
Propozimi që solli Zaha Hadid është si të gjitha projektet tjera që i dhuroi botës. Të mahnitshme, impozante, ia kalojnë imagjinatës e të lënë me gojë hapur kur i gjindesh pranë. Aq sa përshtatet me siperfaqen-terrenin, aq shumë edhe e kundërshtonë atë që e rrethon, aspektin arkitektonik ‘utulitaro-modernist’. Aq sa është trajtuar bukur aspekti urban, aq edhe është ligjerisht problematik.
Zaha edhe këtë herë shfaq ‘arrogancën’ e saj prej një “Stari” duke refuzuar çdo parametër ligjor që është dhënë në detyrën projektuese. Projekti përveç që merr një pjesë të sipërfaqës së oborrit në afërsi të Postës, ai parasheh që hapësira e oborrit dhe volumit të Xhamisë të vazhdojë deri te Pllatoja e Kurrizit dhe rruga ‘Iliaz Kodra’. Kjo është një zgjidhje e mençur duke anashkaluar problematikat që shfaqen pastaj nga grupe patetike kundërshtuese. Zgjerimi i volumit të Xhamisë edhe jashtë parcelës aktuale bëri që projekti të ndahet në në dy etapa të ndërtimit. Etapa e parë i përket parcelës që tashmë është përcaktuar, ndërsa etapa e dytë i përket pjesës që studio e Hadid propozoi të i dhurohet Xhamisë. Po të mendonim versionin real që pjesa e sipërfaqës së propozuar të mos miratohet, atëherë bukuria e Xhamisë do të gjysmohej sepse do të gjysmohet volumi i saj dhe rrjedhimisht nuk do plotësohet mozaiku i bukurisë së pamjeve vizuale (renderëve) që kemi në mendje.
Xhamitë historikisht përvetësuan kupollën si elementin arkitektonik më të përshtatshmin për të mbuluar një hapësirë sa më të madhe duke eliminuar shtyllat. Sipas rregullave Islame të faljes, ndarja fizike e safave (radhëve) është e ndaluar, përveç në rastet kur nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër. Zaha Hadid njihet si mbretëresha e hapësirave pa shtylla, por jo edhe në propozimin e dhënë për Xhaminë Qendrore të Prishtinës e që është kërkuar. Pavarësisht se kompozicioni i kupollave të shumta të inspiruara nga Biblioteka Kombëtare shpërfaqë elegancë dhe dinamizëm në të njëjtën kohë, ai detyrimisht krijon një mal me shtylla duke e bërë hapësirën jo mirë të shfrytëzueshme.
Në rastin më të mirë kur të gjithë problematikat që ka projekti do të ishin përpunuar e rregulluar, një projekt i tillë jo vetëm që do të kushtonte tmerrësisht shumë në ndërtimin e tij por edhe më shumë në mirëmbajtjen e tij. Sikur edhe shteti të mirrte nën përkujdesje gjithë mirëmbajtjen (e që vështirë e arritshme), do ishte financiarisht jo reale përballë buxhetit që ne si shoqëri posedojmë.
Prandaj, dëshira për të ndërtuar propozimin e Zaha Hadid refuzon çdo realitet. Është thjesht fiksim pas emrit të saj (Zaha-mania). Një fiksim nëestetikën e propozimit të saj që shfaqet vetëm përmes pamjeve vizuale super reale dhe kamuflues që janë prezantuar dhe asnjë analizë më shumë. Si e tillë kjo dëshirë është euforike, momental dhe e pamenduar racionalisht. Është dëshirë për të shfaqur vetën, për t’i treguar botës se ne ‘kemi arritur shumë’. Por, realiteti i qyteteve tona e tregon totalisht të kundërtën.
Atëherë, përse vallë të shfaqim diçka që në realitet nuk e kemi, nuk e jetojmë çdo ditë, nuk e frymojmë ashtu? Përse duhet të jetë një Xhami pikë turistike për botën, ndërsa nuk është për neve? Ajo është barrë e rëndë që s’mbahet dot. Përse po tentojmë të fshehim dështimet e qytetit tonë dhe projektet e arkitektëve tanë poshtë një projekti tjetër të huaj.
Pse … pse … pse … ???!!!!
*Opinion i shkruar ekskluzivisht për Median Ndertimi.info
