Aktuale
Ndërtesat që rrezikojnë të shemben në New York City, sipas “Curbed”

Pamja urbane e New Yorkut ndryshon vazhdimisht, duke u pasuruar me mijëra objekte të reja që ndërtohen çdo ditë dhe me ritëm të shpejtë. Por, për t’i bërë hapësirë këtyre projekteve të reja, duhet të rrënohen struktura të vjetra, që ndonjëherë janë ndërtesa të rëndësishme historike.
Për përcaktimin se cilat ndërtesa në New York janë të denja për t’u mbrojtur e cilat duhet të rrënohen vendos Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave së bashku me disa grupe qytetare si “Këshilli i Qarkut Historik”, “Konservatorët e New Yorkut”, “Shoqata për Ruajtjen Historike Greenwich”, shkruan “Curbed”, trasnmeton Ndërtimi.info.
Grupe të tilla janë treguar të suksesshme në ruajtjen e ndërtesave ikonike të NYC, si kullat post moderne të projektuara nga Philip Johson “550 MAdson Avenue” , që njëherësh u bënë pikë referimi për këtë vit.
Kolumnisti amerikan Nathan Kensinger ka hedhur një vështrim mbi 10 objektet në mbarë qytetin e New Yorkut, të cilat janë planifikuar për t’u rrënuar, përfshirë edhe ndërtesën e re në tregun e Detit të Jugut dhe tregut Essex Street.
Secila nga ndërtesat e përzgjedhura në ketë listë qëndron si një kujtim i të kaluarës së këtij qyteti dhe si një pengesë për ndërtuesit e së ardhmes.
-
Ndërtesa “Union Carbide”
Në fillim të vitit , JP Morgan Chase dhe administrata “de Blasio” njoftuan projektin e parë të madh “Easton Midtown East”: një rrokaqiell 70-katësh që do të ngritet në “270 Park Avenue”, duke u bërë kështu qendër gjigante.
Por, për ta ndërtuar objektin e ri, duhet fillimisht të shkatërrohet struktura ekzistuese – një kullë 52 katëshe e projektuar nga Gordon Bunshaft dhe Natalie de Blois nga Skidmore.
Lajmi bëri një zhurmë të madhe në mesin e kritikëve të arkitekturës.
“Një ndërtesë 53-katëshe po shkatërrohet për të ndërtuar një ndërtesë 70-katëshe. Kjo nuk ka kuptim, si një urbanist, si dikush që kujdeset për qytetin e Nju Jorkut dhe kujdeset për qytetet, ajo thjesht më sulmon si një lloj monumenti për një konsum të spikatur që është i paqëndrueshëm”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Këshillit të Rrethit Historik, Simeon Bankoff.
- S.W. Dyqani për drithëra “Bowne”
Kjo depo e shekullit të 19-të në brigjet e “Gowanus Canal” është përballur me një fat të pasigurt për disa vite. Ajo u ble nga Grupi Chetrit në vitin 2007, por shumë pak është bërë në atë vend prej atij viti. Siç raportoi në vitin 2017, kolumnisti i Curbed, Nathan Kensinger, “i gjithë kampusi aktualisht ka mbetur në proces të hapura “.
Ai pësoi një tjetër goditje gjatë kësaj vere, kur një zjarr e shkatrroi tërësisht një pjesë të saj.
- Hotel “St. Denis”
Ndërtesa 160-vjeçare në cepin e Broadwayt dhe East 11th Street mund të mos jetë edhe gjatë në këtë pjesë: ish-St Denis Hotel është planifikuar të rrënohet dhe planifikohet të zëvendësohet me një ndërtesë 12-katëshe. Skela tashmë është ngritur dhe planet e shkatërrimit janë në dosje të Departamentit të Ndërtesave.
- “99 Ryerson Street”
Poeti dhe Walt Whitman jetoi në këtë shtëpi në Ryerson Street 99 për një periudhë të shkurtër kohore, porruajtësit e objekteve të vjetra pretendojnë se ajo është rëndësishme.
- “Ndërtesat industriale Gowanus”
Organizatat joqeveritare po kërkojnë që të mbrojnë më shumë se dy ndërtesa të “Gowanus Landmarking”, në Brooklyn. Kolektivi, i cili përfshinë disa grupe të komunitetit, beson se ndërtesat që datojnë nga shekulli 19-të duhet të mbrohen.
- “Tin Pan Alley”
Edhe “Tin Pan Alley” konsiderohet se ka një strukturë shumë interesante. Mbrojtësitë e objekteve të rëndësishme historike, për më shumë se një dekadë kanë kërkuar mbrojtjen e objektit, madje tetorin e kaluar ishte mbajtur edhe një tubim nën moton “Shpëtoni Tin Pan Alley”.
- “206 Bowery dhe 22 East Broadway”
Dy shtëpi të stilit federal, që të dyja datojnë që në fillim të shekullit të 19-të, mbeten pothuajse të paprekura pë vite me rradhë, por si duket tashmë ditët e tyre janë të numëruara. Por akoma nuk po gjejnë përkrahje konkrete institucionale./Ndërtimi.info/
