Aktuale
Nënshkruhet kontrata për rregullimin e shtratit të Lumbradhit në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në prezencën e të gjithë punëtorëve të Administratës Komunale në Deçan ka nënshkruar sot kontratën publike për rregullimin e shtratit të lumit Lumbardh.
Kjo kontratë është nënshkruar në mes të kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj dhe përfaqësuesit të Operatorit Ekonomik N.N. ,,Infra,, Plus :Arbëri-NS Sh.p.k z.Musa Islamaj.
Ndarja buxhetorë për vitin 2018 është 500.000,00€ ndërsa për vitet në vijim mjete buxhetore në vlerë 2.489.329,33 do të ndahen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.
Më këtë rast i pari i komunës Bashkim Ramosaj, tha se i ështëbshumë mirënjohës kryeministrit të Republikë së Kosovës, Ramish Haradianj, i cili brenda këtij viti nga ministri të ndryshme për Komunën e Deçanit ka nda mjete në vlerë 33 milionë, ndër to është për projektin në fjalë.
Ramosaj tha se rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit, do të jetë në dobi të banorëve dhe vetë komunës si dhe do të ruajë florën dhe faunën si pasuri e çmuar natyrore, duke shtuar se përmes projektit të rregullimit të shtratit të Lumit Lumbadh të Deçanit , do të përfitojë një shëtitore, që do të jetë një korridor ku do të shërbejë për lëvizje të lirë për qytetarët dhe banorët e kësaj ane duke e vlerësuar si ndër projektet e domosdoshme për komunën dhe qytetarët e saj. Ramosaj tha se prej një kanali do të shndërrohet në zonë atraktive, të biznesit, zonë turistike, zonë të atraksionit zonë për zhvillim të turizmit dhe krijimit të hapësirave më të mira mjedisore për relaks dhe shëtitje të qytetarëve.
Projekti në fjalë i nënshkruar sot punët e se cilit do të nisin brenda pak ditëve për rregullimin e Lumbardhit në Deçan, është planifikuar që të realizohet për 36 muaj.
