Arkitekturë
Ndryshimi i horizontit të Manhattan-it përgjatë 100 viteve

Manhattan është i njohur për horizontin e tij portretizues, i mbushur me rrokaqiej, ndërtesa të larta dhe pjesë të arkitekturës më mbresëlënëse në botë. Por nuk ishte gjithmonë kështu, u deshën qindra vjet që qyteti i New Yorkut të bëhej qyteti i shumë larmishëm dhe me këtë famë botërore që gëzon sot.
Disa nga rrokaqiejt e parë që formuan horizontin e Manhatan-it përfshijnë Metropolitan Life Insurance Company Tower (ndërtuar në 1909) dhe Woolworth Building (ndërtuar në vitin 1913). Ndërtesat ngrihem në 700 dhe 792 metra, dhe në atë kohë. Gjatë 100 viteve të ardhshme, horizonti vazhdoi të rritet dhe të evoluojë, me shumë stile të ndryshme arkitekturore dhe ndikime nga periudha të ndryshme kohore të dukshme edhe sot.
Ky poster, i krijuar nga Liberty Cruise NYC, na jep një pamje të asaj se si është dukur horizonti i Manhatan-it çdo dy dekada nga viti 1920 deri në 2000 dhe si do të duket deri në vitin 2020.
Horizonti është rritur dukshëm përgjatë njëqind viteve të kaluara. Ndërtesa më e lartë e Manhatanit në vitin 1920 ishte ndërtesa e Woolworth me 792 metra, e cila është afërsisht një mijë metra më e shkurtër se rrokaqielli i cili do të jetë më i larti në vitit 2020, One World Trande Center me 1776 metra. One World Trade Center mbetet ndërtesa më e lartë në Shtetet e Bashkuara.
Horizonti i sotëm i Manhattan-it përmban shumë stile arkitekturore, duke përfshirë Neoclassical 14 Wall Street, ndërtesa e Art Deco Chrysler, ndërtesa e Beaux-Arts Manhattan, ndërtesa brutaliste AT & T Long Lines, dhe shumë më të tjera.
