Connect with us

Featured

Ministri tregon si ia ka “huqur” Komuna e Suharekës me projektin e zgjerimit të rrugës, tash duhet tender i ri

Published

on

Projekti jo mirë i planifikuar nga Komuna e Suharekës ka bërë që qytetarët që kalojnë në rrugën Suharekë-Prizren, të vazhdojnë të përballen ende me tollovinë në trafik në dalje nga Suhareka kah drejtimi i Prizrenit, shkruan Ndërtimi.info. Tash aty duhet tender i ri, rishtas, për të zhvendosur gypat.

Qafa në dalje të qytetit në drejtim të Prizrenit ka filluar të zgjerohet nga Ministria e Infrastrukturës. Por, punët aty kanë shkuar ngadalë e shpeshherë kanë irrituar shumë qytetarët e Suharekës. Punimet në këtë rrugë patën nisur qysh para një viti.

E tek pas një viti komuna aty u pa që Komuna e Suharekës ia ka “huqur” me të madhe. Vet komuna, sipas ministrit Hanefi Muharremi, ka bërë projektin për këtë rrugë. Pikërisht në këtë rrugë ishin të vënë gypat e ujësjellësit nga të cilët Komuna e Suharekës furnizohet me ujë nga “Pusi i Atit”. Këta gypa u bënë edhe shkak i ndërprerjes së punimeve, duke zhagitur kështu edhe më shumë këto punime.

I pari i Komunës së Suharekës, Salih Asllanaj pati hedhur fajin tek Ministria e Infrastrukturës, por kjo e fundit del të mos jetë shkaktare e gabimit.

Hanefi Muharrmi, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës, në drejtim të cilës edhe po hedhet faji, për Ndërtimi.info ka thënë se projekti ka qenë i Komunës së Suharekës dhe që kjo nuk e ka bërë revidimin e projektit.

Kurse, për rrugën në Suharekë që është në drejtim të Korishtës, unë mund të them lirisht që këtë projekt e ka ndërtu Komuna e Suharekës e cila me kërkesën e tyre na ka dorëzu neve. Nuk është bërë revidimi, që nuk është faji ynë por është dashur të jetë faji i Komunës. Nuk dua tash ta hedh fajin te komuna, por është projekt kapital”, tha Muharremi.

Tutje ai tha se fillimi i punimeve në magjistralen Suharekë-Prizren ka nisur me kohë. Mirëpo ai ka kritikuar komunën, duke thënë se Komuna ka pas njohuri rreth gypave të ujësjellësit dhe nuk e ka paraparë në projekt.

Ndërtimi ka filluar me kohë, dinamika e punimeve ka shkuar në rregull. Suhareka si komunë ka pas njohuri që furnizimi i ujit bëhet prej Pusit të Atit shkon në drejtim të Suharekës dhe atë nuk e ka paraparë. Ajo e merr një kosto të madhe që është mbi 10 për qind i shumë totale, dhe në rast se kalon 10 për qind mbi shumën totale, atëherë ne duhet të shkojmë me procedurë tjetër, tender tjetër në mënyrë që të largohen gypat dhe furnizimi mos të ndërpritet dhe kjo periudhë na ka shkaktuar pak në kohë si dëm, ne gjitha procedurat i kemi kryer, tenderin e kemi hapur, fituesi tash përcaktohet, dhe punimet shkojnë ashtu siç janë paraparë. Në mënyrë që nga operatori nuk ka pasë ndonjë ngecje, operatori nuk ka pas edhe mundësi me zhvillu punë më të mëdha për arsyeje të atij gypi”, ka theksuar Muharremi.

Muharremi pati kritika edhe ndaj operatorit ekonomik që po merret me këto punime. Ai tha se edhe pse janë ndërprerë punimet, kompania është dashur të bëjë riparimin e rrugës e cila ka qenë me zhavorr si dhe spërkatjen e rrugës nga pluhuri.

Por e vetmja kritikë që mundet me qenë ndaj operatorit që gjatë kohës është dashur të bëjë riparimin e rrugës i cili ka qenë me zhavor dhe e dyta të stërpiket rruga vazhdimisht për arsyeje që kanë qenë ditë vere, qarkullimi i madh dhe ka qenë pluhur. Kështu që besoj në tërësi se cilido operator që e fiton tenderin për këtë zhvendosje të gypave të ujit, edhe dinamika do të shtohet dhe ky projekt do të kryhet me kohë”, ka përfunduar Muaharremi në intervistë për Ndërtimi.info.

Dëgjo intervistën në minutën e 10:00

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending