Aktuale
Arkitektura e veçantë e “Angkor Wat”

“Angkor Wat” është një kompleks i tempujve në zonën Angkora, të Kamboxhisë së sotme. I njohur si një ndër monumentet më të mëdha fetare në botë, ky kompleks përfaqëson traditën ndërtimore pesëshekullore që përmbanë skulptura të zbukuruara dhe struktura nga rëra, duke ruajtur artin tipik khmer.
Objekti që njëherish është edhe simbol i flamurit të Kamboxhias përfshinë një sipërfaqe prej 162.6 hektarësh. Fillimisht kompleksi ishte një tembull hindu i dedikuar zotit Vishnu për Perandorinë Khemere, e gjatë shekullit XII u transformua në një tempull budist, shkruan Arch Paper, transmeton Ndërtimi.info.
Një hapësirë e gjerë e rrethon objektin me rreth 1.500 metra nga lindja në perëndim, e rreth 1.300 metra nga veri në jug.
Arkeologët supozojnë se rreth 90% e kësaj zone fillimisht përbëhej nga objekte tjera, përfshirë edhe pallatin mbretërorë, të ndërtuar nga druri në shek. XII. Por, sot gjithçka që ka mbetur janë ndërtesat e tempullit të ndërtuara me gur ranor dhe një lloj balte që ngurtësohej shpejt kur ekspozohej në diell, me të cilin mendohet të jenë ndërtuar strukturat e brendshme të tempullit.
Edhe pse përgjatë viteve është frekuentuar jashtëzakonisht shumë nga vendorë e turistë, disa aspekte të historisë së tij mbeten akoma të panjohura.
Siç shpjegon arkeologu dhe antropologu Charles Higham nuk ka referenca konkrete që rrëfejnë për historinë dhe origjinalitetin e tij.
“Çuditërisht nuk ka referenca të drejtpërdrejta në lidhje me emrin origjinal dhe polemikat ende mbesin mi funksionin dhe statusit simbolik të tij”, është shprehur Higham.Tempulli ruan një stil tipik arkitekturor Khmer, duke u bërë simbol i Kamboxhisë dhe atraksion për vizitorët./Ndërtimi.info/
