Featured
Të fshehtat e piramidës së Keopsit
Kur e përmendim piramidën e Keopsit të gjithëve na bie ndërmend se ajo është më e larta në botë dhe gjendet në Giza. Ajo mban epitetin si më e madhja piramidë në botë por nuk dihet shumë rreth asaj se si u ndërtuar ajo, dhe ne po e vëmë theksin pikërisht këtu.
E ndërtuar nga fareoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s – 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 metër. Përbehet nga 2. 500 000 blloqe me masë prej 2 – 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.
Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët si “Libër shkencor i shkruajtur në gurë” pasi:
-Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug
-Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
-Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell.
Për ndërtimin e kësaj piramide punuan rreth 100.000 skllevër për 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri mjaftojnë për të bërë një mur 3 metra te lartë dhe 0.3 metra te gjerë që të rrethoje të gjithë Francën.
Për të transportuar të gjitha materialet që duheshin për ndërtimin e kësaj piramide nevojiteshin rreth 9000 trena, me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste, që vijnë nga e gjithë bota.
E kjo piramidë përmban edhe disa të fshehta që jo secili person mund t’i dijë si p.sh.
-Çdo njeri është në gjendje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet.
Korridori i brendshëm më i gjatë, ose thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit.
Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë./Ndertimi.info/