Aktuale
National Geographic realizon dokumentar për Nivicën, për të frymëzuar botën

Bukuritë që natyra ia fali Shqipërisë dita ditës po marrin vëmendjen e botës, duke u bërë destinacion i turistëve. Male e fusha që të rrëmbejnë, kafshë të egra, mënyra e jetesë dhe objekte të veçanta, kryesisht nga guri është ajo që ofron fshati Nivicë në jug të Shqipërisë.
Atraksionet e këtij fshati janë të shumta. Burime me ujë të kristaltë rrjedhin nëpër kanione dhe gryka, ura të vogla prej guri të epokës osmane, të paprekura prej shekujsh ende gjenden sipër kanaleve.
Kjo ka bërë që një ekip nga Nationl Geographic të marrë rrugë për në këtë fshat, me qëllim të realizimit të një dokumentari, që t’ frymëzojnë njerëzit.
Ky dokumentar është pjesë e serive të dokumentareve “ Vendet që të frymëzojnë”.
Se së shpejti Nivica do të jetë në sy të botës e bëri të ditur Drejtor i i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Shqipëri, Auron Tare.
“Jemi të nderuar që jemi zgjedhur për të qenë pjesë e serive të dokumentarëve ‘Vendet që inspirojnë’ nga National Geographic. Ndiqni linkun më poshtë për të parë projektin në Nivicë, që do të publikohet ditë pas dite”, ka shkruar ai, derisa ka shpërndarë linkun e National Geographic.
Duke parë potencialin për zhvillim të turizmit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit në vitin 2017 ka filluar projektin që të lidhë fshatin malor të Nivicës me bregdetin më të afërt, që ndodhet menjëherë mbrapa malit.
Ndryshe, Nivica ndodhet ne rrethin e Sarandës dhe është fshati i parë që takon në rrugën nacionale Sarandë-Vlorë gjatë bregut të detit në një distance rreth 14 kilometra prej qytetit të Sarandës.
Historia e këtij fshati i kalon 600 vjet, ndërsa për herë të parë si qendër e banuar përmendet në dokumentet venedikas.
