Aktuale
Baki Jashari: Ndërtesa e ish “Gërmisë” nuk mund të adaptohet në Sallë Koncertale

Rreth ndërtimit të sallës koncertale është diskutuar edhe sonte në RTV Dukagjini me njerëz të ndryshëm të fushës.
Bekim Ramku nga DoCuMoMo, ka folur rrethi nisjes së peticionit si emancipim të publikut të gjerë dhe zyrtarëve që merren me mbrojtjen e trashëgimisë, duke theksuar se duhet të mbrohet edhe modernizmi.
“Peticioni ka kërkuar qe të mos shkatërrohet objekti, mos të rrëzohet dicka që e karakterizon Prishtinën”, shpjegoi Ramku.
Edhe përfaqësuesi i filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, u shpreh i zhgënjyer me procesin e nisur nga komuna rreth ndërtimit të Sallës Koncertale, duke përmendur edhe procesin e para 10 vjetësh, për “gropën” prapa fakultetit teknik.
Këshilltarja e parë në asamble komunale, njëherësh pianiste, Valbona Pula – Petrovci, tha se është e befasuar për të gjithë kohën që i është dhënë kësaj çështje, duke e cilësuar si vlerësim për trashëgiminë, megjithatë ajo thotë se nevoja për një sallë të tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Në debat ishte i ftuar edhe Nol Binakaj, zëvendës drejtor i CHwB, i cili tha se me 15.4 milionë eurot nga komisioni europian do të mund të ndërtonin një objekt të ri, duke e mos e humbur tanishmin, i cili ka potencial për t’u shndërruar në diçka tjetër.
“Mund të humbim një aseti, i cili tani për tani ka potencial, përse mund të shfrytëzojmë një lokacion duke ndërtuar një ndërtesë të re me të gjitha nevojat edhe për 20 vjet të tjera, përderisa një ndërtesë e cila sot për sot e ka vlerën e njejtë për donacionin që po na jepet, përse t’i humbim ato?”, është shprehur Binakaj.
Baki Jashari, është shprehur se nuk e beson se objekti i tanishëm i “Gërmisë” nuk do të ishte i aftë për t’u adaptuar në një sallë koncertale.
Ndërsa Bekim Ramku, ka treguar se para dy vitesh kanë dërguar listën e objekteve të cilat duhet të futen nën mbrojtje si objekte të trashëgimisë.
