Featured
Komuna e Kamenicës “kujtohet” për rikonstruktimi e ujësjellësit në fshatin Koretinë
Zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, kanë bërë ‘aktiv’ kryetarët e Komunave në Kosovë.Javët e fundit udhëheqësit e komunave në Kosovë, ia kanë mësyer edhe fshatrave, ku po bëjnë asfaltimin e rikonstruktimin e ujësjellësve.
Pas prishjeve disa vjeçare, tani Komuna e Kamenicës kujtohet të ënë rikonstruktimin e ujësjellësit në Koretinë
Banorët e fshatit Koretin shumë shpejt do të shfrytëzojnë ujin nga ujësjellësi i fshatit që po rregullohet si pasojë e prishjeve dhe mosfunksionimit disavjeçarë.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka thënë se po vazhdojnë të përfundojnë shumicën e premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve, e njëri ndër to ka qenë edhe funksionalizimi i këtij ujësjellësi dhe projekte të tjera që kanë mbet në gjysmë disa vite ne gjatë këtij mandati po i përfundojnë.
Përndryshe, gjatë javës së ardhshme do të fillojnë punimet edhe në rikonstruktimin e ujësjellësit Kopërnicë – Kolloleq – Shipashnicë, njofton Zyra për Informim e Komunës së Kamenicë.