Aktuale
Muzeu Victoria & Albert shpalos planin për rinovimin e Muzeut të Fëmijërisë

Muzeu Victoria & Albert ka treguar ambicien e vet për të krijuar “muzeun më gazmor në botë” për fëmijë dhe të rinj me një rinovim 13.5 milionësh të Muzeut të Fëmijërisë.
Rinovimi, siç shpresohet, do ta bëjë muzeun më përfshirës dhe më ndërveprues për të inspiruar kreativitet më të madh tek vizitorët e tij të rinj.
Vendimi se kur muzeu duhet të mbyllet për punimet e planifikuara ende nuk është marrë por drejtori i V&A, Tristram Hunt, tha se shpreson që ndryshimet do të përfundojnë në vitin 2022- duke shënuar kështu 150 vjetorin e një ndërtese që së pari ishte hapur si Muzeu i Gjelbër Bethnal.
“Ky projekt cilësor do të shpalos gjithë potencialin e mahnitshëm që Muzeu i Fëmijërisë V&A ka për të ndezur imagjinatën, për të zgjuar kreativitetin dhe për t’u bërë muzeu më gazmor për fëmijët, familjet dhe të rinjtë,” tha Hunt. “Do ta përkrahë artin dhe dizajnin dhe të ndihmojë në përmbushjen e ambicies së muzeut për të nxitur gjeneratat e ardhshme të artistëve, dizajnerëve, arkitektëve, inxhinierëve dhe krijuesve.”
Rinovimi u mbështet nga Anne Longfield, përfaquesja e fëmijëve për Angli, e cila tha se loja është një çështje serioze. “Përveç se argëtohen, përmes lojës fëmijët zbulojnë botën përreth tyre, zhvillojnë kreativitetin, përvetësojnë aftësi të reja dhe shtojnë vetëbesimin dhe formësohen. Prandaj jam kaq e kënaqur që Muzeu i Fëmijërisë po rindërtohet në mënyrë që gjeneratat e fëmijëve të vazhdojnë të përfitojnë nga hapësirat e reja dhe entuziasmuese ku ata mund ta përdorin imagjinatën e tyre për të luajtur dhe për të mësuar.”
