Featured
Ankesat në OShP zvarrisin asfaltimin e disa rrugëve në Deçan

Edhe për një kohë nuk do të bëhet asfaltimi i rrugëve të disa fshatrave të Deçanit.
Kjo përshkak se për tenderin që ka të bëjë me asfaltimin e rrugëve të fshatit Pozhar “Patriot Berisha”, Lumbardh “Rexhë Kaqorraj”, Llukë e Epërme “Riza Sadikëve” Maznik, te shkolla Rastovicë, po ka ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP).
Në adresë të kësaj të fundit grupi i operatorëve ekonomik “JV RSM Company&Jehona Sh.P.K” është ankuar se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast Komuna e Deçanit nuk ka përfillur nenet që parashihen me Ligjin e Porkurimit Publik (LPP), shkruan Ndërtimi.info
Në ankesë është theksuar se Komuna e Deçanit në dhënien e kontratës për këtë tender ka shkelur nenin 59 që ka të bëjë me ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve.
Po ashtu nuk ka respektuar as nenin 69 në të cilën parashihen aftësitë teknik ose profesionale.
Ky tenderi që iu kishte dhënë grupit operator N.T.SH. “Arfa” Company, “Eskavatori” Sh.P.K “Euroasphalt” Sh.P.K me vlerë 3.280.312,31 euro, ishte anuluar edhe me gusht të këtij viti. Ku Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte këkruar anulimin e njoftimit për dhënien e kontratës dhe që lënda për këtë të kthehet në Ri-vlerësim.
